Shqipëria Postuar më 23 Dhjetor 2024, 10:43

Hapet thirrja për investimet sociale - Çfarë përfshijnë projektet e mbështetura në 61 bashkitë e vendit?

Nga Diamila Leka

Hapet thirrja për investimet sociale - Çfarë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, njofton se është hapur thirrja për aplikimet për investime në kuadër të Programit të Strehimit Social për periudhën 2025-2026. Kjo thirrje shkon për të 61 bashkitë e vendit.

Sipas njoftimit, projektet e mbështetura përfshijnë, banesa sociale nëpërmjet adaptimit të objekteve ekzistuese ose ndërtimit të ri, përmirësim i banesave për komunitete të pafavorizuara, përmirësim i infrastrukturës veçanërisht në zona informale, streha të përkohshme përmes blerjes, montimit ose adaptimit të objekteve ekzistuese.

Ndërkohë, bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar të vitit 2025.

Por cilat janë rezultatet e deritanishme nga program i strehimit?

Të dhënat tregojnë se nga viti 2016, dhe deri në fund të 8-mujorit të vitit 2024 janë adresuar nevojat e 21,908 familjeve, duke realizuar objektivin në masën 62.5%.

Ndërkohë, sa i takon realizimit të 8 mujorit 2024 janë arritur disa rezultate, ku 5 644 familje kanë përfituar nga subvencionimi i interesave për kreditë ekzistuese, 183 familje kanë përfituar subvencionim të interesave për kredi të reja.

Gjithashtu, nga numri i familjeve 52 përfitues i përkasin programit të trajtimit me kredi të lehtësuar të administratës publike. Po kështu, 1260 familje kanë përfituar subvencionim të qirasë; 369 familje kanë përfituar subvencionim qiraje për shpronësimin nga ndërtimi i Unazës së madhe me një kosto prej 40.7 milionë lekë dhe 22 familje kanë përfituar nga grant i menjëhershëm për banesat me kosto të ulët, me një kosto prej 4.7 milionë lekë, sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat