Hapet gara për aksin Milot-Balldre - Koncesion 35-vjeçar për aksin 17 km, vlera e kontratës parashikohet në 365 mln euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre. Sipas dokumenteve të tenderit vlera totale e parashikuar e projektit është rreth 365 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet.
Në këtë vlerë përfshihen kostot për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës që do të jetë autostradë e kategorisë A, nga rrugë e kategorisë C që është aktualisht.
Aksi Milot-Balldre është i gjatë rreth 17 km, ndërsa do të ketë një karrexhatë dyfishe me nga dy korsi dhe korsi të emergjencës, bankinë, tunel me dy tuba, si dhe vepra arti të mëdha mbi lumin Mat dhe lumin Drin.
Po ashtu koncesionari do të duhet të ndërtojë rrugët paralele të kategorisë F2, nyjet në disnivel bashkë me rrugët lidhëse dhe rrugë alternative pa pagesë të kategorisë “C”, në një distancë jo më pak se 1 km nga aksi kryesor.
Rruga fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjerë rrugorë Milot-Thumanë – Kashar – Lekaj – Rruga e Kombit dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.
Ky aks është pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian, i cili është i identifikuar paraprakisht si pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar, duke shtrirë Korridorin Kryesor të Rrjetit të BE - së në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai do të lidhë Evropën Qendrore dhe Italinë e Veriut me Ballkanin në Evropën Juglindore, me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Gjatësia e vlerësuar e të gjithë Korridorit të Mesdheut është rreth 1550 km, ndërsa 20% e tij apo 318 km shtrihen në territorin shqiptar.
Sondazh

Qeveria miraton TEC-in privat - Projekti 170 MW në Roskovec, gazi do merret nga gazsjellësi TAP
Qeveria ka miratuar ndërtimin e termocentralit në Roskovec të Fierit. Impianti, që do të prodhojë energji nga gazi, parashikohet të ketë një fuqi që......

Britania, 70 mld paund për rrjetin elektrik - Investimet synojnë uljen e kostove të energjisë. Hapen 100,000 vende pune
Kompanitë e energjisë kanë premtuar të shpenzojnë pothuajse 70 miliardë paund gjatë pesë viteve për të ndihmuar në rilidhjen e infrastrukturës së energjisë......

Kosova, ankand për energjinë e erës - Synohen projekte me kapacitet deri në 150 MW
Ministria e Ekonomisë e Kosovës filloi fazën e parë të dy ankandeve të planifikuara për energjinë e erës. Kapaciteti i synuar për raundin e parë është 50 MW......

Rregulla të reja për zonat aeroportuale - Prioritet, siguria. Masa administrative për shkelësit
Këshilli i Ministrave përcaktoi rregullat për zhvillimin e zonave aeroportuale, në lidhje me ndikimet që mund të kenë në sigurinë në operim, ndërtimet e......

Mali i Zi, 1,4 mld euro për infrastrukturën - Plani përfshin investime për dy hidrocentrale, gazsjellësin Adriatiko-Jonian
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një listë të projekteve infrastrukturore prioritare në sektorin e energjisë. Kjo listë realizohet për të përmbushur......

Çmimet në Shqipëri rriten edhe sipas Eurostat/ Inflacioni i Nëntorit vlerësohet në 2.4%, 1 pikë poshtë BE-së
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Nëntor të vitit......

Abuzimi me pesticidet, Autoriteti i Ushqimit bllokon ngarkesat me mandarina
Në kuadër të transparencës për publikun Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton konsumatorin vendas se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë......

Mbahet samiti BE – Ballkani Perëndimor/Në fokus të diskutimeve, integrimi dhe Plani i Rritjes Ekonomike
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po zhvillojnë në Bruksel takimin me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zgjerimin dhe......