Shqipëria Postuar më 31 Dhjetor 2024, 11:49

Hapet “drita jeshile” për “Korridorin Blu”/ Qeveria miraton kontratat koncesionare për tre segmente

Nga Dorian Koça

Hapet “drita jeshile” për “Korridorin Blu”/ Qeveria

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit të vitit 2024 kontratat e koncesionit /partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e tre segmenteve rrugore pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian, ose siç njihet ndryshe “Korridori Blu”. Kjo rrugë nis nga Miloti dhe përfundon në Fier dhe ka një gjatësi prej rreth 114 km. Ndërkohë, që më 30 qershor të këtij viti është hapur për qarkullimin segmenti nga Thumana deri në Kashar.

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, aksi rrugor Milot-Thumanë 13,5 km i gjatë do të ndërtohet nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gener 2”, sh.p.k., “Illyrian Consulting Engineers”, sh.p.k., dhe “I.D.K – Konstruksion”, sh.p.k. Koncesioni pritet të kushtojë 44,6 milionë euro pa TVSH dhe kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet nga hyrja në fuqi e saj.

Aksi rrugor Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26,6 km do të ndërtohet nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., “Junik”, sh.p.k., “Cobial”, sh.p.k., “Pepa Group”, sh.p.k., “Udha”, sh.p.k., “Geoportal”, sh.p.k., dhe “A&E Engineering”, sh.p.k. Koncesioni pritet të kushtojë 474,8 milionë euro pa TVSH dhe kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet nga hyrja në fuqi e saj.

Ndërsa, aksi rrugor Lekaj-Konjat-Fier prej 46 km i gjatë do të ndërtohet nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Fusha”, sh.p.k., “Agbes Construksion”, sh.p.k., “Albavia”, sh.p.k., “Kupa”, sh.p.k., “Ante-Group”, sh.p.k., “Klodioda”, sh.p.k., “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000”, sh.p.k., dhe “Sphaera”, sh.p.k. Koncesioni pritet të kushtojë 320 milionë euro pa TVSH dhe kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet nga hyrja në fuqi e saj.

Korridori Adriatiko-Jonian, si pjesë e rrjetit europian TEN-T, përshkon Shqipërinë nga veriu në jug, duke lidhur vendin me Europën Qendrore dhe atë Juglindore në Greqi.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat