Hapen rekrutimet për në Forcat e Armatosura/ Cilat janë kriteret e përzgjedhjes/ Aplikimet online dhe fizikisht
Forcat e Armatosura të Shqipërisë hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
Përmes një statusi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama bën me dije se aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutimit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë.
Por si të rekrutohet një ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura?
Shtetasit shqiptarë për t’u rekrutuar ushtarë/detarë aktiv në FA duhet të plotësojnë disa kritere si : të jetë shtetas shqiptar; të mos jetë në ndjekje penale dhe në proces gjykimi; të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale; të ketë figurë të pastër morale; të mos jetë i deportuar për kryerje të veprave penale; të mos ketë probleme me drogën dhe alkolin; të mos jetë kontigjent krimi dhe të mos jetë i evidentuar si i tillë nga organet ligjzbatuese; mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 30 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA, Orkestrës Frymore dhe Orkestrës Simfonike dhe që në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç; të ketë kryer arsimin minimalisht 9 - vjeçar, brenda ose jashtë vendit; të kenë gjatësinë trupore mbi 165 cm për meshkujt dhe mbi 160 cm për femrat ; të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtarë/detarë aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak; të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse.
Qendra e Personel Rekrutimit vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes vetëm me kandidatët të cilët kanë paraqitur dokumentacionin dhe më pas bëhet përzgjedhja e tyre.
Sondazh

Cilat kompani europiane të armëve po përfitojnë më shumë nga luftërat në botë?
Kompanitë që prodhojnë armë dhe shërbime ushtarake rritën fitimet e tyre në të gjithë botën me 4.2% duke arritur fitime prej 598 miliardë euro në vitin 2023,......

Vendet e Europës shohin rezultate të përziera për shifrat e prodhimit të nëntorit!
Shifrat e prodhimit të Spanjës treguan një rënie të lehtë në nëntor, sipas indeksit të menaxherëve të blerjeve të prodhimit HCOB (PMI), duke ardhur në 53.1......

Tregu i banesave: Ku është më shtrenjtë për të blerë në Europë?
Njerëzit në Irlandë luftuan me kostot më të larta të strehimit, përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe gazin, në vitin 2023, që ishte dyfishi i mesatares së......

Ukraina, sistem të ri për eksportin e drithërave - Rregullat e reja vendosin çmime minimale, parandalojnë shmangien e taksave
Ukraina ka prezantuar një sistem të ri për eksportin e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë drithërat, që nënkupton ndalimin e eksportit të ngarkesave......

Balluku: Lufta kundër Portit të ri është luftë kundër interesit strategjik të Shqipërisë
“Lufta kundër projektit strategjik të portit të ri të Durrësit është luftë kundër vendosjes së Shqipërisë në hartën e Mesdheut si një pikë e re e rrjetit të......

Tabaku: Integrimi po zhvillohet në mënyrë të mbyllur - Dhuka: Shqipëria i ka pararendur përgatitjet teknike për çeljen e negociatave
Në Komisionin për Çështjet Europiane, u zhvillua shqyrtimi i Draft Pozicionit negociues për Grupimin e VI të kapitujve “Marrëdhëniet me Jashtë”. Në këtë......

2.6 trilionë USD për të ndalur degradimin e tokës - OKB: Investimet synojnë ta mbrojnë nga ndryshimet klimatike
Rikuperimi i tokës së degraduar të planetit dhe frenimi i përhapjes së shkretëtirave do të kërkojnë të paktën 2.6 trilionë dollarë investime deri në fund të......

Qeveria “rrëzon” amendamentin për minimumin jetik - “Nuk ka metodologji të qartë për përllogaritjen e tij”
Pas propozimit nga Partia Demokratike të amendamentit lidhur me minimumin jetik në buxhetin e shtetit për vitin 2025, ka ardhur dhe reagimi nga ana e......