Hapen regjistrimet për klasat e para e të dhjeta në e-albania - Procedura kryhet online, afati i regjistrimit do të zgjasë deri më 31 gusht
Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta janë hapur sot në e- Albania për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2025-2026
Sipas njoftimit të ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale thekson se, dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta.
Nxënësve të klasave të para i lejohet të regjistrohet në institucionin arsimor public, që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga njësia vendore, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë.
Por, cilat janë hapat e procedurës për regjistrim?
Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në klasë të parë"; Klikoni butonin "Përdor"; Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo".
Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës. Shkolla regjistron nxënësin kur është kryer procedura dhe është ngarkuar dokumentacioni i nevojshëm, sipas kriteve të përcaktuara.
Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 10 ditësh nga momenti i dërgimit të aplikimit. Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor, ku i takon regjistrimi i fëmijës.
Po kështu nxënësit regjistrohen në gjimnaz publik sipas zonës së gjimnazit, pra sipas planifikimit paraprak të Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar. Zona e gjimnazit dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i IA-së.
Pranimet në shkollat e arsimit të mesëm të orientuar (artistike, sportive, për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera) bëhen sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës të ministrit.
Aplikimi për regjistrim bëhet nëpërmjet portalit e- albania. Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit për të dyja rastet është 10 ditë dhe kostot janë pa pagesë.

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 82.6 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë duke rikuperuar pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Ministri Malaj, vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas - "Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik"
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore......

Situata e zjarreve në vend - Emergjencat Civile raportojnë mbi vatrat aktive dhe mobilizimin e tyre
Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile, informon mbi situatëne zjarreve në vend, ndërsa bën një panoramim të situatës se ku janë aktive vatrat e zjarrit.......

"Gjoba dhe ndjekje penale për shkatërrim të pronës publike" - Kryeministri Rama vijon angazhimin për lirimin e hapësirave
Kryeministri Edi Rama vijon angazhimin për rikthimin tek qytetarët të hapësirave publike, të zëna nga bizneset. Në një postim në X, kreu i qeverisë......

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Evropës - Mbi 790 miliardë euro dëme ekonomike që nga viti 1980
Evropa ka përjetuar mbi 790 miliardë euro dëme ekonomike si pasojë e motit ekstrem dhe ngjarjeve të lidhura me klimën nga viti 1980 deri në 2023, sipas një......

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008 - Zhvlerësohet edhe euro, e mbyll javën në minimumin historik
Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros në tregjet......

Punimet në autostradën Tiranë – Durrës/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë – Ura e Dajlanit, fondi limit do jetë 77.1 mln lekë
Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje......

Sigurimi i pronës, i detyrueshëm për shqiptarët? - Hajdarmataj: Primet bëhen më të përballueshme nga rritja e numrit të të siguruarve
Prona në Shqipëri vijon të mbetet një ndër asetet që sigurohet më pak. Për të nxitur sigurimin në masë dhe zvogëluar kështu kostot e primeve, shumë shtete e......