Shqipëria Postuar më 13 Shtator 2025, 09:55

Hapen dhe 4 kapituj të negociatave me BE, kryeministri Rama: Shqipëria nuk ndalet

Nga SCAN TV

Hapen dhe 4 kapituj të negociatave me BE, kryeministri Rama: Shqipëria

Numri i kapitujve të hapur në rrugën e integrimit të Shqipërisë për në BE këtë të martë shkon në 28. Lajmin e ka bërë të ditur kryeminisytri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale. “Të martën, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-së na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj - një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.

Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”, ka shkruar kryeministri Rama në postimin e tij në FB.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat