Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve/ Fond rekord 20 milionë euro të strukturuara në 9 masa mbështetëse
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor, duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve.
Sipas njoftimit të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në rrjetet sociale. kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore.
Për më tepër, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqësore deri në 2030-ën. “Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara”, thekson Ministrja Denaj.
Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.
Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.
Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse:
• ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve,
• luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës;
• mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta;
• rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese;
• sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta;
• ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë;
• mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale;
• pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri;
• investime në agroturizëm;
• koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.
Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje, ose nevojë për ndihmë.

Në lek apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët? BSH: Depozitat në valutë, me rënie në qershor. Faktor, zhvlerësimi i monedhës evropiane
Pas tre muajsh rënieje, duket se depozitat e përfshira në paranë e gjerë, i janë rikthyer sërish rritjes. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e......

Portofoli i kredisë shtohet me 96 mld lekë/ Në qershor totali arriti në 892.6 mld lekë, më një rritje vjetore prej 12%
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......

A janë pronat në Shqipëri më të shtrenjtat në rajon? Në Tiranë, metri katror më lirë se në Shkup. Por, lëmë pas vetëm Prishtinën
Tregu i pasurive të paluajtshme në Europën Juglindore shfaq ndryshime të theksuara në çmimet e apartamenteve me një dhomë gjumi për metër katror në vitin......

Faza III e zgjerimit të superstradës Tiranë–Durrës/ ARRSH hap tenderin me fond limit 25.64 milionë euro
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës Faza III. Fondi limit i vënë në dispozicion përllogaritet......

“Shpërthejnë” zjarret, por pronat të pasigurura/ AMF: Rreth 2.4% më pak prime të shkruara bruto në gjysmën e parë të vitit
Pavarësisht se përgjatë muajve të fundit ka pasur një përhapje të zjarreve në të gjithë vendin, duke rrezikuar shpesh jetë njerëzish, banesa apo toka......

Bizneset, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare/ QKB: Mosdorëzimi në kohë, gjoba deri në 60 mijë lekë
Bizneset do duhet të dorëzojnë pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, e- Albania bën me dije se deri......

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusinë lindore/ Paralajmërime për cunami në Alaskë dhe Japoni
Tërmeti me magnitudë 8.8 që tronditi Rusinë verilindore të mërkurën, nxiti paralajmërime për cunami në shtetet amerikane të Alaskës dhe Hauait, si dhe në......

Universiteti i Tiranës drejt ndërkombëtarizimit/ Rektori Hoxha: Riorganizim i programeve për vitin 2025–2026
Teksa, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar që programet e studimit janë hapur zyrtarisht, rëndësi të madhe ka krijimi i mekanizmave që mbrojnë......