Hapen aplikimet për programet e studimit në universitete/ Viti akademik 2025–2026, maturantët mund të aplikojnë për 10 programe
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije hapjen zyrtare të aplikimeve për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitetet shqiptare për vitin akademik 2025–2026.
Të gjithë maturantët kanë tashmë mundësinë të aplikojnë online deri në 10 programe studimi, përmes platformës zyrtare ualbania.al, një platformë e digjitalizuar që synon të thjeshtojë procedurat për të rinjtë dhe të garantojë transparencë në sistemin e pranimeve.
Sipas njoftimit të ministres Manastirliu, sistemi do të jetë i hapur nga sot deri më 3 gusht, duke i dhënë kohë të mjaftueshme çdo maturanti që të analizojë me kujdes preferencat e tij dhe të përzgjedhë programet e studimit, sipas interesave, preferencave dhe rezultateve të arritura. Ndërsa fazat e mëvonshme do të përfshijnë shpalljen e fituesve, regjistrimet dhe raundet plotësuese për vendet bosh.
Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njofton se Universiteti Bujqësor i Tiranës, në partneritet me BOKU, Vjenë ka hapur dyert për një arsimim cilësor dhe mundësi unike ndërkombëtare.
Maturantët mund të aplikojnë nga datat 29 korrik deri më 03 gusht dhe të behën pjesë e 9 programeve që ndërtojnë profesionistët e së nesërmes. Kjo nismë synon të krijojë profesionistët e së ardhmes në fusha si bujqësia, mjedisi, menaxhimi i burimeve natyrore etj. Studentët do të kenë mundësi të përfitojnë nga diploma e njohur ndërkombëtarisht, e cila do të jetë pasaporta akademike dhe profesionale europiane për ta.

“Uria globale, në rënie”/ Raporti i OKB: Pasiguria ushqimore shtohet në Afrikë
Nivelet globale të urisë ranë për të tretin vit radhazi në vitin 2024, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, ndërsa përmirësimi i furnizimit me......

Shqiptarët, të “etur” për internet/ AKEP: Konsumi mesatar mujor u rrit me 3%. Po përdorin më pak minuta dhe SMS
Shqiptarët po përdorin më shumë internet, por më pak minuta dhe mesazhe SMS. Të dhënat e sapopublikuara mbi tregun nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike......

Industria e vajit të ullirit “ngushëllohet” me tarifat 15%/ Por, bizneset greke shqetësohen për konkurrencën në rritje nga tregjet e tjera
Një zyrtar i industrisë greke të vajit të ullirit tha se një tarifë importi e vendosur nga SHBA për mallrat e Bashkimit Evropian ishte një marrëveshje më e......

“Stablecoins kërcënojnë autonominë e Evropës”/ BQE: Ndikimi i dollarit mbi kriptoasetet rrit varësinë gjeopolitike nga SHBA
Dominimi i hershëm i dollarit mbi monedhat e qëndrueshme (stablecoins) i jep SHBA-së një avantazh që mund të rrisë kostot e huamarrjes për Evropën, të......

Gjermania përballet me krizën e strehimit/ Planifikon lehtësime ligjore dhe rritje buxheti për ndërtimin e banesave
"Ndërtimi dhe strehimi janë çështja sociale e kohës sonë", njoftoi Ministria e Ndërtimit dhe Strehimit në Gjermani, kur publikoi planin për të ndihmuar në......

Kina “përgatit terrenin” për robotët humanoidë/ Modelet e reja kryejnë punë shtëpie dhe kujdesen për të moshuarit
Robotët humanoidë të Kinës po bëhen shpejt të aftë në punët e shtëpisë, pasi inxhinierët i pajisin ata me shkathtësinë dhe inteligjencën për të trajtuar......

Trump “shënjestron” Meksikën/ Tarifa 30% për importet nga vendi fqinj, duke nisur nga 1 gushti
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përgatitet të vendosë një tarifë prej 30% për importet nga Meksika duke filluar nga 1 gushti. Ai e ka......

Grekët vajtojnë për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm - Shoqata Greke e Hoteleve: Mungojnë mbi 60,000 punëtorë në sezon
Në Greqi po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh punëtorë për sezonin e verës në turizëm. Pothuajse kudo në ishujt e populluar me turistë, shihen tabelat......