Shqipëria Postuar më 14 Dhjetor 2024, 11:45

Hapen aplikimet për kredi të buta në Tiranë - Mbështeten 1200 familje për blerje banese

Nga Elisabeta Dosku

Hapen aplikimet për kredi të buta në Tiranë -

Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese, në mënyrë që të strehohen dhe me kosto të ulët.
Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen për aplikim në programin e subvencionimit të interesave të kredisë për familjet dhe individët në nevojë për strehim. Kjo nismë vjen si bashkëpunim Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Procesi i aplikimit përfundon më datën 13 janar 2025.  Individët/familjet e interesuara duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim në portalin qeveritar "e-Albania", duke zgjedhur shërbimin "Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social". Aplikimi në sistem duhet të përcaktohet sipas renditjes së formave të trajtimit në bazë të preferencave të aplikantit duke përzgjedhur për t'u trajtuar me strehim nëpërmjet programit Banesë me Kosto të Ulët. Në mungesë të Banesave me Kosto të Ulët aplikantët zgjedhin Subvencionimin e Interesave të Kredisë. 

Kriteret bazë për paraseleksionimin e kërkesës së paraqitur nga individët/familjet e interesuara për të përfituar nga programi " Subvencionimi Interesave të Kredisë" janë:
Individë të cilët në momentin e paraqitjes së kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç; Familjet të cilët në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë ne pronësi një banesë; Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit; Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar. 

Faza e dytë (dorëzimi i dokumentacionit) do të vijojë me një njoftim të dytë publik. Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, çdo individ/familje që vetëdeklarohet me paaftësi apo pamundësi aksesi në rrjetin e komunikimeve elektronike, mund të drejtohet pranë njësisë administrative me qëllim asistimin në kryerjen e aplikimit në portalin e-Albania.

Ky program ka në fokus përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve dhe çifteve të reja, të cilat nuk kanë aftësi ekonomike të përballojnë ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore në treg. Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e familjeve dhe çifteve të reja në blerjen e shtëpive, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat