Hapen aplikimet në E-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit, Kumbaro: Dyfishohen hapësirat publike
Siç edhe ishte lajmëruar, më 15 nëntor është hapur aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025. Njoftimi është dhënë sot nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, duke theksuar se risi do të jetë aplikimi vetëm nga strukturat akomoduese që ndodhen në vijën e parë të plazhit apo në afërsi.
“Sezoni veror 2025 nis që sot. Hapet sistemi online në E-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit për subjektet me struktura akomoduese pranë plazheve, sipas kritereve ligjore të përcaktuara. Pas një pune të gjatë me stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkitë, sollëm edhe përmirësimet ligjore që garantojnë dyfishimim e hapësirave publike dhe shpërndarjen e tyre në gjithë vijën bregdetare. Ky vit vjen me një ndryshim të madh, ku vetëm strukturat hoteliere mund të menaxhojnë përkohësisht parcelat e plazheve”, është shprehur Kumbaro duke shtuar se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent.
Procesi i aplikimit do të kryhet në përputhje me rregulloren e re “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë si stacion plazhi”. Të gjitha subjektet e interesuara mund të kryejnë aplikimin e tyre në portalin E-Albania duke kërkuar shërbimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë së stacion plazhi”.
Hartat e plazheve u miratuan në fillim të muajit nëntor gjatë mbledhjes së Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik, ku ministrja Kumbaro vlerësoi se me rregulloren e re lirohen rreth 675 parcela plazhesh. Ajo theksoi rolin e bashkive në terren si administratore të parcelave publike të plazheve, me fokus pastërtinë.
“Parimi i kësaj rregulloreje të re është që menaxhimi i një stacioni plazhi nuk është arsyeja kryesore për të bërë biznes. Është një aksesor, një atraksion shtesë, një shërbim shtesë për një biznes të konsoliduar në fushën e turizmit ku aktiviteti kryesor është akomodimi. Kemi disa ndryshime thelbësore. Do të lirohen shumë më tepër hapësira, stacione plazhi për publikun, por të cilat do të menaxhohen, do të mirëmbahen nga bashkitë”, u shpreh më herët gjatë mbledhjes së KMTS Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Sondazh

Gati 2 makina për një familje në Durrës, më shumë se në Tiranë/ Korça dhe Gjirokastra me numrin më të ulët të mjeteve në raport me familjet
Në tremujorin e tretë të vitit 2024, numri total i makinave të regjistruara në Shqipëri ka arritur në 939,152, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ky......

“1 trilion USD në vit për vendet në zhvillim” - Raporti thekson nevojën e fondeve për të kufizuar ngrohjen globale
Negociatorët në konferencën e OKB-së për klimën në Azerbajxhan duhet të fokusohen në mobilizimin e 1 trilion dollarëve në vit deri në vitin 2030 për të......

Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Paundin – Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë sot me 92.4 lekë dhe 93.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje. Monedha......

Lehtësohen procedurat për programet e punësimit - Mundësi të reja për trajnim e integrim të të rinjve
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive u bën thirrje punëdhënësve të kontribuojnë për përfshirjen në tregun e punës të të rinjve të moshës 15-29 vjeç,......

“Anti-përmbytja” llogaritet në 100 milionë dollarë në vit - Ku duhet investuar më shumë për të “shpëtuar” fermerët nga dëmet ekonomike?
Sa e përgatitur është Shqipëria për të përballuar rrezikun që vjen nga përmbytjet dhe ndryshimet klimatike, për shkak të investimeve të pamjaftueshme......

“Regjimi i lirë i kursit të këmbimit përballoi goditjet” - Përfaqësues të BERZH, takohen me guvernatorin, Sejko
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Gjatë takimit një......

Pronësia intelektuale dhe industriale - Dogana Shqiptare sekuestron mbi 40 mijë mallra luksoze!
Që nga fillimi i vitit 2024, Administrata Doganore, bën me dije se si institucion ligjzbatues për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të pronësisë......

“Bota do të përballet me tepricë të naftës në 2025” - IEA paralajmëron se oferta do të tejkalojë kërkesën vitin e ardhshëm
Oferta globale e naftës do të tejkalojë kërkesën në 2025 edhe nëse shkurtimet e OPEC+ mbeten në fuqi, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë......