Hapen 1,583 subjekte të reja në nëntor - QKB: Mbi 10,500 aplikime të përpunuara

Qendra Kombëtare e Biznesit bën të ditur se gjatë muajit nëntor janë regjistruar mbi 1538 biznese të reja në tregun shqiptar. Në të njëjtën periudhë, pranë QKB-së janë kryer gjithsej 10.502 aplikime, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë procedurash që nga krijimi i subjekteve të reja, ndryshimet statutore, deri te kërkesat për dokumente të nevojshme për bizneset.
Gjatë nëntorit janë lëshuar 168 licenca të reja për ushtrimin e aktiviteteve të licencuara, si dhe 12 leje të tjera të domosdoshme për kategori të caktuara biznesesh. Këto shifra, reflektojnë vijimësi të interesit për investime dhe zgjerim në treg, sipas të Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Ndërsa, gjatë periudhës janar-nëntor janë regjistruar gati 21 mijë subjekte të reja, duke treguar një besim në rritje të qytetarëve dhe investitorëve në klimën ekonomike të vendit, si dhe efektivitetin e reformave që kanë synuar thjeshtimin e procedurave të regjistrimit të bizneseve.
Në kuadër të reformës së digjitalizimit, bizneset kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online nëpërmjet portalit e-albania, duke shkurtuar kohë, procedura si dhe radhët e pritjes për qytetarët. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të aplikimeve dhe regjistrimeve të reja, duke lehtësuar ndjeshëm rrugën e sipërmarrësve drejt fillimit të aktivitetit të tyre ekonomik.
Ndërkohë që pas lançimit të faqes së re zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit, gjatë muajit Shtator u shtuan dhe funksionalitete të reja që e bëjnë ndërveprimin me qytetarët dhe bizneset më të shpejtë dhe më praktik.
Koreja kryeson importet e makinave në Shqipëri - DPSHTRR: Tregu i automjeteve po rritet dhe diversifikohet
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi regjistrimet e automjeteve për periudhën Janar–Nëntor 2025. Tregu......
Dhoma Amerikane, rezerva për “Paqen Fiskale” - “Rrezikon konkurrencën e ndershme dhe legalizon kapitalin e dyshimtë”
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka rezerva sa i takon paketës së paqes fiskale. Referuar këtij institucioni, marrëveshja në fjalë paraqet rrezik i lartë për......
Valë protestash në Bullgari - Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe reforma në drejtësi
Mijëra qytetarë bullgarë protestuan kundër qeverisë së pakicës në vend. Sipas tyre, qeveria ka dështuar në luftën kundër korrupsionin endemik në shtetin më......
Ekonomia shqiptare ul barrën e borxhit të jashtëm - Rreth 10.37 mld euro, ndërsa raporti ndaj PBB-së shënon rënie të fortë në 38.9%
Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë ka shënuar një ulje të ndjeshme gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, niveli i......
Tregu i punës humbet 11 mijë të rinj në një vit/ Punësimi në terma absolute përjeton tkurrje në tremujorin e tretë 2025
Rreth 6,500 persona të moshës 15 vjeç e lart kanë dalë nga tregu i punës përgjatë një viti, tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT, ndonëse norma e......
Trump prezanton programin “Gold Card” - Viza të përshpejtuara me një kosto prej 1 milion dollarësh
Administrata e Presidentit Donald Trump ka prezantuar zyrtarisht programin e vizave “Trump Gold Card”, që u ofron të huajve një rrugë të shpejtë për të marrë......
Fed ul normën e interesit - Kryetari Powell kërkon të rikthejë stabilitetin ekonomik para largimit
Rezerva Federale njoftoi një ulje të normës bazë të interesit me një çerek pikë përqindjeje, ose 25 pikë bazë, duke e çuar intervalin e synuar në......
Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga forcohet – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë mëngjes të regjistrojë rënie të vlerës pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 82.2 lekë dhe është shitur......





