Guvernatori Sejko takon ekipin e Bloomberg News - “Politikat tregtare, implikime të rëndësishme për ekonominë globale”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me ekipin e Bloomberg News. Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e Bloomberg me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend, duke shtuar se politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, ka pasur një kontribut pozitiv në këto zhvillime.
Lidhur me perspektivën ekonomike, Guvernatori theksoi se ajo mbetet pozitive, rritja e ekonomisë pritet të mbetet e qëndrueshme dhe inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin 3% gjatë vitit 2025. Kjo ecuri do të ndihmohet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit.
Megjithatë, vazhdimi i tensioneve gjeopolitike dhe pasiguria në lidhje me politikat tregtare dhe ekonomike, mund të kenë implikime të rëndësishme për ekonominë globale në përgjithësi dhe atë evropiane në veçanti.
Përfaqësuesit e Bloomberg u shprehën se ata i kushtojnë një rëndësi të veçantë të dhënave ekonomike dhe nënvizuan se bankat qendrore janë kontribuuese të pa zëvendësueshme për funksionimin e ekonomive moderne.
Sondazh

Rruga nënujore më e gjatë dhe më e thellë në botë - Pjesë e autostradës kryesore europiane E39
Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujor në botë, një nga projektet inxhinierike më ambicioze të Europës, i cili shpresohet të nxisë......

Kina vendos tarifa prej 84% për mallrat amerikane ndërsa lufta tregtare e Trump përshkallëzohet!
Kina tha se po rrit tarifat e saj hakmarrëse ndaj SHBA-së në 84%, nga 34%, në fuqi nga e enjtja. Në një deklaratë, ministria kineze e financave tha se tarifa......

Trump i “hap rrugën” qymyrit në SHBA - Masat e reja lehtësojnë prodhimin, ndërsa kërkesa për energji rritet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi urdhra ekzekutivë që synojnë të rrisin prodhimin e qymyrit, në veprimin e tij të fundit që bie......

Balluku inspekton punimet për nënstacionin e ri të Kuçovës: Ju shërben banorëve, bazës ajrore të NATO-s dhe puseve të naftës
Nënstacioni elektrik i Kuçovës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë. Ndërtuar në vitin 1956 dhe me pajisje të po të njëjtës periudhë, të cilat......

Vendosen nën hetim të thelluar bankat tregtare - Autoriteti i Konkurrencës: Abuzim në tregun e sigurimit të jetës për kredi
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj bankave të nivelit të dytë. Sipas njoftimit zyrtar, është hapur procedura e hetimit të thelluar......

Sa i kushton një studenti masteri publik në Shqipëri? Analiza sipas fakulteteve, çmimet mesatare variojnë nga 99 mijë deri në 210 mijë lekë
Në Shqipëri, ndekja e një programi master në universitetet publike vjen me kosto të ndryshme, në varësi të fakultetit, programit të studimit dhe ngarkesës me......

Administrata nuk po “josh” vetëm aplikantët e rinj/ Në vitin 2024 janë ulur me 36% rastet e lirimeve me dorëheqje nga shërbimi civil
Kërkesat për një vend punë në shërbimin civil ka qenë të larta vitet e fundit, ku vetëm në vitin 2024 për një pozicion aplikuan rreth 17.5 aplikantë. Një......

Tarifat e Trump hyjnë në fuqi - Masat e reja “trondisin” tregjet. Kina ndëshkohet me taksë 104%
Tarifat "reciproke" të Presidentit Donald Trump për dhjetëra vende kanë hyrë në fuqi, duke përfshirë detyrime masive prej 104 për qind për mallrat......