Guvernatori Sejko takim me sistemin bankar: Transformimi digjital sfidë me rëndësi të veçantë për sektorin bankar!
Në datën 9 janar 2025, me nismën dhe nën drejtimin e Guvernatorit Sejko, Banka e Shqipërisë organizoi një takim me sistemin bankar me qëllim diskutimin rreth objektivave, ku bankat mund të fokusohen për forcimin e mëtejshëm të sektorit bankar; rritjen e kontributit të tyre në zhvillimin e ekonomisë vendase, nëpërmjet financimit me kredi të projekteve eficiente të biznesit dhe familjeve, dhe zgjerimit të gamës së produkteve e shërbimeve financiare për publikun.
Diskutimet u ndalën edhe në çështje si nxitja e inovacionit, anëtarësimi në SEPA, bankingu i hapur etj.
Guvernatori Sejko u shpreh se transformimi digjital, nëpërmjet adoptimit të vazhdueshëm të teknologjive inovative, mbetet i një rëndësie të veçantë për sektorin bankar. Bankat duhet të vazhdojnë të investojnë në teknologji, duke theksuar nevojën për zgjidhje bankare digjitale për të përmirësuar përvojën e klientit, për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike dhe rritur besimin e klientëve në shërbimet online.
Duke marrë shkas nga finalizimi i aderimit të Shqipërisë në SEPA (Single Euro Payments Area), si pjesë e grupit të parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor të pranuara në këtë zonë, Guvernatori i bëri thirrje bankave të vijojnë përgatitjet për të respektuar afatet e vendosura, në mënyrë që të realizojnë aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve SEPA për klientët brenda vitit 2025.
Në këtë kuadër, tashmë është koha që sistemi bankar të angazhohet për të qenë plotësisht pjesë e sistemeve SEPA, duke investuar në teknologji, infrastrukturë dhe trajnime të stafit.
Kjo iniciativë pritet të ndikojë gjithashtu drejtpërdrejt në rritjen e kënaqësisë së klientit të sektorit bankar, nëpërmjet rritjes së efikasitetit të pagesave ndërkufitare dhe integrimin në sistemin financiar evropian, çka do të përkthehet në transaksione më të shpejta dhe me kosto më efektive në Euro për klientët.
Një tjetër çështje e sjellë në vëmendje ishte kreditimi i ekonomisë, zgjerimi i të cilit është përkthyer si një nga burimet kryesore të mbështetjes së ekonomisë me fonde, si dhe si nxitës i rritjes së konsumit dhe të investimeve në vend. Ky sektor, në tërësi, ka shfaqur një maturi të shtuar e përqasje proaktive ndaj kreditimit të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, megjithatë një fokus i veçantë mund të nevojitet për sektorët e nënkredituar dhe kryesisht ai i bizneseve të vogla e të mesme.
Guvernatori u ndal dhe në rëndësinë e cilësisë së portofoleve të kreditimit, me qëllim ruajtjen e një sektori bankar sa më të shëndetshëm dhe njëkohësisht mbështetës të zhvillimit ekonomik të vendit. Ai u shpreh se qasja e kujdesshme e sektorit gjatë proceseve të financimit është një kusht themelor për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar në vend.
Më pas, takimi vijoi me diskutime dhe shkëmbime mendimesh midis të pranishmëve, dhe u vlerësua shumë frytdhënës nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët shprehën angazhimin e tyre për krijimin e një platforme të përbashkët pune për periudhën në vijim.
Sondazh
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/wp-content/uploads/2023/10/-800-380-gas-gaz.jpg)
Sllovakia siguron gazin rus - Kryeministri Fico njofton marrëveshjen me Putin
Sllovakia ka siguruar furnizimin me gazin rus pas ndërprerjes së tranzitit nga Ukraina, sipas kryeministrit Robert Fico. Ai njoftoi se kishte arritur......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/media3/-800-380-1734711229x1000-0-pension-737.jpg)
Qeveria miraton bonusin e pranverës për pensionistët - Gati “Paketa e Maleve”, Gonxhja: Vendim i rëndësishëm për ekonominë
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi se u miratua vendimi i bonusit të pranverës......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/media3/-800-380-1732893520x1000-0-pensione-259.jpg)
Pensionistët, miratohet bonusi i pranverës - Gonxhja: Ja skema e shpërndarjes sipas kategorive
Qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për pensionistët. Lajmi u bë me dije nga ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja në daljen pas mbledhjes së Këshillit të......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/media3/-800-380-1732711092xndertimi-image-2-447.jpg)
Lista/ Cilat janë projektet publike të hapura për investim? - “Ringjallet” stadiumi “Selman Stermasi”, Bibliotekë Kombëtare tek liqeni
Qeveria ka prezantuar listën e projekteve që kërkojnë vëmendjen e investitorëve të huaj dhe vendas për t’i çuar ato përpara përmes partneritetit......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/wp-content/uploads/2023/10/-800-380-ENERGY-1.jpg)
2024, vit rekord për prodhimin e energjisë në BE - Çmimet e energjisë elektrike me shumicë u ulën me 16%
Viti 2024 shënoi një rekord për sektorin energjetik të BE-së, ku burimet e rinovueshme kontibuuan me rreth 50% të prodhimit total. Megjithatë, kërkesa për......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/media3/-800-380-1736420588xramajpg-433.jpg)
Si do zhvillohen pronat publike? - Programi i ri/ Rama: Investoni në Shqipëri, partneritet me shtetin
Qeveria ka prezantuar programin e ri të zhvillimit të pronave publik duke ftuar investitorët në fusha të ndryshme të ekonomisë, që të aplikojnë duke......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/wp-content/uploads/2023/02/-800-380-zvicer12.jpg)
Banka e Zvicrës, 88 mld USD fitime në 2024 - Rritja e çmimeve të arit dhe forcimi i dollarit, ndër faktorët kryesorë
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të raportojë një fitim rekord të plotë prej rreth 80 milionë frangash apo 88 miliardë dollarësh për vitin 2024, pasi......
![](https://cdnimpuls.com/scantv.al/wp-content/uploads/2022/06/-800-380-agro.png)
Agroturizmi, tradita dhe natyra me një klikim - Dy platforma për guida online në 200 njësitë dhe bujtinat shqiptare
Aplikacioni Agritourism AL dhe faqja e internetit agroturizëm.gov.al janë dy platforma të përditësuara të agroturizmit shqiptar, të cilat ofrojnë mbi 200......