Guvernatori Gent Sejko, takim me delegacionin e BERZH: Ekonomia shqiptare do vijojë trendin e rritjes
Guvernatori Sejko zhvilloi sot një takim me delegacionin e BERZH të kryesuar nga zj. Aleksandra Vukosavljevic, Drejtore për Institucionet Financiare për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore.
Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e BERZH-it me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend. Gjithshtu ai përshkroi edhe përparimin në modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe përafrimin me praktikat më të mira globale në sektorin financiar. Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë ka qenë e angazhuar për të ndjekur dhe implementuar risitë teknologjike dhe rregullatore drejt një sistemi financiar më të sigurt, më të shpejtë dhe më të standardizuar për të gjithë përdoruesit.
Guvernatori shprehu mirënjohjen për kontributin që BERZH-i, donatorët dhe ekspertët e përzgjedhur prej tij, kanë dhënë nëpërmjet projekteve të ndryshme, për përgatitjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe rritjen e kapaciteteve teknike e rregullative të Bankës së Shqipërisë, në funksionin e saj të mbikëqyrjes dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme.
Përfaqësuesit e BERZH-it shprehën vlerësimin maksimal për bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë në projektet e mësipërme dhe gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në drejtime të tjera. Zj. Vukosavljevic shtoi se BERZH-i do të vazhdojë të mbetet një partner kryesor, duke ofruar mbështetje në sektorë kyç të ekonomisë së vendit, me fokus te ndihma për bizneset shqiptare që të bëhen më të gjelbra dhe më digjitale, si dhe për të fuqizuar sipërmarrësit e rinj.
Sondazh

"Në Shqipëri do të prodhohen anije luftarake"-Nënshkruhet marrëveshja midis KAYO dhe Fincantieri
Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO, kompanisë shtetërore për sigurinë,......

Pagesa online për kuponat e ID-së dhe pasaportës-Hoxha: Kartat e identitetit prodhohen brenda 1-3 ditësh
Të gjitha pagesat për kuponat e pajisjes me kartë ID apo pasaportë do të kryhen online. Këto janë disa nga risitë që Ministria e Brendshme dhe Kompania......

AAPSK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja priti në një takim z. John Tacey,......

Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret - Metoda e re identifikon vatrat e mundshme, analizon faktorët e rrezikut
Një institut evropian i kërkimit klimatik po përdor inteligjencën artificiale (IA) për të parashikuar më saktë probabilitetin e zjarreve në të gjithë......

“Skanimi ka ulur ndjeshëm kontrabandën” - Rama: Porti i Durrësit do të jetë me nivelin më të lartë të teknologjisë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet të zhvilluar në Portin e Durrësit, ku u takua me përfaqësues të bizneseve të transportit, për të dëgjuar......

Evropa regjistron marsin më të ngrohtë në histori - Ndryshimet klimatike rritën temperaturat, shkaktuan përmbytje e thatësira
Evropa përjetoi marsin e saj më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, ndërsa ndryshimet klimatike vazhdojnë t'i shtyjnë temperaturat në nivele të......

“Integrimi në BE, vetëm përmes reformave” - Kallas: Duhet bashkëpunim me të gjitha palët, Rama: Të mbyllim negociatat në 2027
“Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Evropian, por nuk ka rrugë të shkurtër veç zbatimit të reformave”. Nga Tirana, shefja e diplomacisë së BE, Kaja Kallas......

Balluku: Së shpejti paraqesim projektin e Hekurudhës së Kombit
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se marrëveshja e nënshkruar me BEI për financimin e......