Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje - Drithërat, pranë minimumit të 6 viteve. Humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit

Prodhimi i drithërave në vend ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave për prodhimin e bimëve të arave, gjatë vitit të kaluar u prodhuan 624 mijë tonë drithëra, nga 649.9 mijë tonë në vitin 2024.
Brenda një viti, prodhimi është pakësuar me rreth 25.9 mijë tonë, ose 4%. Krahasuar me vitin 2023, kur prodhimi arriti në 701.3 mijë tonë, rënia është edhe më e fortë, me rreth 77 mijë tonë.
Peshën kryesore në këtë tkurrje e mban gruri. Në vitin 2025, prodhimi i grurit zbriti në 162.6 mijë tonë, nga 180.8 mijë tonë një vit më parë, duke shënuar një rënie prej 10.1%.
Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i prodhimit të grurit gjatë periudhës 2020-2025. Në vitin 2020, vendi prodhonte 233.4 mijë tonë grurë, që do të thotë se brenda pesë viteve prodhimi është tkurrur me më shumë se 30%, ose me rreth 71 mijë tonë.
Edhe prodhimi i misrit, që zë pjesën më të madhe të prodhimit të drithërave, shënoi rënie. Në vitin 2025 u prodhuan 400.5 mijë tonë misër, rreth 9.9 mijë tonë më pak se në vitin 2024, ose një rënie prej 2.4%. Megjithatë, prodhimi i misrit mbetet thuajse në të njëjtat nivele me vitin 2020.
Në drejtim të kundërt ka lëvizur elbi. Prodhimi u rrit nga 23.8 mijë tonë në vitin 2024, në 27 mijë tonë në 2025, ose me 13.4%. Krahasuar me vitin 2020, prodhimi i elbit është më shumë se dyfishuar.
Prodhimi i thekrës u rrit lehtë, nga 2.9 në 3.1 mijë tonë, ndërsa tërshëra ra nga 31.9 në 30.8 mijë tonë.
Të dhënat tregojnë se pas nivelit më të lartë të regjistruar në vitin 2023, prodhimi i përgjithshëm i drithërave ka hyrë në një trajektore rënëse, duke zbritur në vitin 2025 në nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit.
Fed: Inflacioni në SHBA, “shqetësues”- Mundësia që normat e interesit të mbeten të pandryshuara mbetet e hapur
Kryetari i Rezervës Federale, Kevin Warsh, tha se niveli i inflacionit në SHBA është "shqetësues", duke shtuar se është "e vështirë" të karakterizosh......
Marreveshje historike e naftës SHBA-Venezuelë - 100 mld USD investime private. Do të gjenerojë mbi 209 mld USD të ardhura
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për të marrë kontrollin e një pjese të rezervave të mëdha të naftës në Venezuelë.......
Trashëgimia kulturore shton të ardhurat - Ministri Gonxhja: 108% më shumë se në vitin 2025
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) raporton rritje të aktivitetit gjatë 7-mujorit të vitit 2026. Të dhënat janë bërë publike nga Ministri i......
Humbjet në rrjetin elektrik nuk ndryshuan - Prill-qershor / Rritje në sistemin e transmetimit, ulje në shpërndarje
Rreth 320 gWh energji elektrike humbën në rrjet gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, një sasi thuajse e pandryshuar në raport me të njëjtën periudhë të......
Irani po rivizaton hartën globale të tregtisë - Vendet e Gjirit, miliarda USD investime në portet e Detit të Kuq
Rivizatimi i hartës globale të tregtisë nga lufta e Iranit po i detyron vendet e Gjirit të ripërshtasin strategjinë e tyre të investimeve, duke investuar......
Gjashtë muaj nga lufta në Iran - Konflikti që do zgjaste pak javë, nuk ka një fund në horizont
E premtja shënoi gjashtë muaj që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën operacionet luftarake në Iran, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj duke sulmuar......
Kompensimi për pagën minimale - Bizneset, afat për aplikimin deri më 31 tetor
Bizneset që janë prekur nga rritja e pagës minimale në Shqipëri kanë ende mundësi të aplikojnë për kompensim financiar nga shteti për një pjesë të kostos së......
Industria, presion ndaj Merz për Kinën - Kërkon konkurrencë të drejtë me rivalët kinezë
Industria gjermane po rrit presionin mbi kancelarin Friedrich Merz, që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Pekinit. Kompanitë kërkojnë veprime më të forta......

