Shqipëria Postuar më 17 Dhjetor 2024, 11:47

Grupkapitulli 6 i legjislacionit të BE, më i lehti për Shqipërinë? - Mahmutaj: Çdo klaster ka sfidat e veta, politika e jashtme nuk bën përjashtim

Nga Ledina Elezi

Grupkapitulli 6 i legjislacionit të BE, më i lehti për

Me hapjen e negociatave për grupkapitullin e gjashtë, Shqipëria është sot një hap më afër Bashkimit Evropian. Për sa i përket marrëdhënieve me jashtë, Shqipëria ndjek gati të njëjtin drejtim politik me Bashkimin Evropian.

Sipas pedagoges Noela Mahmutaj, politika e jashtme e vendit tonë është thuajse plotësisht e linjëzuar me atë të BE-së.

“Grupkapitulli 6 përfshin politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen, pra çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Është një grupkapitull i rëndësishëm, sepse normalisht ka të bëjë me marrëdhëniet që vendos Shqipëria me vendet e tjera, duke përfshirë këtu edhe vendet e Bashkimit Evropian, por në këtë grupkapitull unë do thoja se Shqipëria ka avantazh, sepse përveçse është anëtare e NATO-s, në të njëtjën kohë është pjesë e aleancave të ndryshme, çka e bën që të jetë hapa më përpara.”

Megjithatë, çdo grupkapitull ka sfidat e veta, ku edhe në këtë rast, reformimi institucional do të jetë ndër vështirësitë.

“Shqipëria mund të përballet edhe me sfida, kjo edhe për shkak të reformave që do i duhen përsëri në këtë grupkapitull dhe realizimi i këtyre reformave me sukses. Mendoj që një nga sfidat që do të jetë për Shqipërinë janë pikërisht kapacitetet institucionale për sa i përket këtij grupkapitulli.”

Më 15 tetor të këtij viti, vendi ynë hapi negociatat për grupkapitullin e parë "Themelorët", i cili përfshin 5 kapituj mbi gjyqësorin, të drejtat themelore, statistikat, prokurimin publik, kontrollin financiar, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, por vendi ynë duhet të zbatojë paralelisht edhe kriterin ekonomik të vendosur nga BE, reformën e administratës publike, apo kushtin për funksionimin e sistemit demokratik. Ky është ndër kapitujt më të vështirë për Shqipërinë, prandaj zakonisht hapet i pari dhe mbyllet i fundit.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......