“Grupkapitujt e mbetur do hapen deri në fund të vitit 2025” - Takimi Hasani-Bjerre: Bashkëpunim i fortë për integrimin europian
Më datë 1 korrik, Danimarka merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, duke qenë një ndihmë e madhe për Shqipërinë, e cila synon të hapë grupkapitujt e mbetur të negociatave deri në fund të këtij viti.
Kjo ishte edhe tema kryesore e diskutimit në takimin e zhvilluar mes Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe Ministres për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
“Kjo vizitë përkon me një moment kur pritet të hapet grupkapitulli i tretë, i cili lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Shqipëria jo vetëm që po ecën në rrugën e duhur, por po i përshpejton hapat, duke i qëndruar objektivit madhor: që brenda këtij viti të hapen edhe grupkapitujt e mbetur. Në vitin 2027 të përmbyllen negociatat, ndërsa në vitin 2030 të ulemi si të barabartë me vendet e tjera të Europës. Pikërisht kjo ishte edhe tema e diskutimit me ministren daneze Bjerre, e cila tregoi mbështetjen e Danimarkës për vendin tonë. Danimarka merr presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik dhe me mbështetjen e saj do të hapen grupkapitujt e mbetur brenda këtij viti. Jemi futur në një fazë vendimtare për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian,” – u shpreh Ministri Hasani.
Mbështetja erdhi edhe nga pala daneze, ku ministrja Marie Bjerre deklaroi se pas marrjes së presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian, Danimarka do të ndihmojë Shqipërinë në hapjen e kapitujve të mbetur deri në fund të vitit.
“Jam këtu sepse ne po përgatitemi të marrim presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian më 1 korrik. Patëm një takim shumë të mirë, ku folëm për progresin që ka shfaqur Shqipëria me reformat e ndërmarra ndër vite.
Tashmë ka ardhur koha që Europa të jetë më e fortë se kurrë, dhe kjo arrihet edhe përmes zgjerimit. Ndërsa jam këtu, ndiej se me këtë progres që ka bërë Shqipëria, ajo do të bëhet shumë shpejt vend anëtar. Ju e meritoni të jeni pjesë e kësaj familje.”
Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, disa ditë pas organizimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
Sondazh

Stërvitja “Defender Europe 25” nis në 25 maj në Shqipëri/ Vengu: NATO është e bashkuar!
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri me dije në një postim në rrjetet sociale se më 25 maj, Shqipëria mirëpret një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake......

Britani-BE, detajet e marrëveshjes së arritur - Pakti përfshin forcimin e bashkëpunimit për mbrojtjen, tregtinë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje historike pas Brexit, që përfshin bashkëpunimin në sektorin e mbrojtje dhe tregtisë.......

“KLSH e pavarur, detyrim për ne BE” - Gonzato: Kontroll mbi shpenzimet e buxhetit dhe fondet europiane
Pavarësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit në kryerjen e auditimeve për mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre europianë është......

Kuvajti surprizon importet në prill/ Shqipëria mori lëndë djegëse me këtë vend më shumë se në gjithë vitin 2024
Sipas të dhënave, në Prill, importet e mallrave arritën vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 0.4%, në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë, nëse analizojmë......

Pulat nga Brazili/ Kosova ndalon importin e mishit pas rasteve me gripin e shpendëve!
Kosova ka vendosur ta ndalojë përkohësisht mishin e pulës dhe produktet e tjera të shpendëve nga Brazili, ka bërë të ditur të martën Agjencia e Ushqimit dhe......

Kina vendos tarifa për produktet e plastikës - Masa synon importet nga SHBA, BE dhe Japonia
Kina ka vendosur tarifa për disa importe të plastikës që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Japonia. Masat vijnë mes tensioneve tregtare me......

Pasuri që rrjedhin nga veprimtari kriminale - Policia sekuestron 228 mijë euro, 1 apartament dhe 2 automjete!
Policia e Shtetit njofton se Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të......

Treguesit, më pak humbje energjie në rrjet - Tirana dhe Shkodra me humbjet më të larta, më mirë renditen Korça e Gjirokastra
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2024 u regjistruan në 17.93%, apo 1% më pak se një vit më parë kur energjia që humbte në rrjet......