Gripi i Shpendëve/ MBZHR: Monitorim dhe kontroll i shpejtë i rastit në Mëzez. Nuk ka shfaqje të reja!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë me dije sot se prej datës 30.10.2024, nuk ka pasur shfaqje të reja të Gripit të Shpendëve dhe se menjëherë pas marrjes së njoftimit Alert për konfirmimin e sëmundjes së Influencës aviare në një fermë oborri familjar, në fshatin Mëzez, Njësia Administritative Kashar mori masa për monitorimin dhe kontrollin e rastit.
Për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe kufizimin e përhapjes së saj, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka marrë masat dhe monitoruar 13, 907 ferma për mbarështim shpendësh, të madhësive të ndryshme apo 135, 651 krerë shpendë, nga të cilat janë identifikuar dhe 39 ferma të reja.
Gjatë kontrolleve nuk janë ndeshur dyshime klinike dhe sipas njoftimit AKU nuk ka evidentuar probleme gjatë 70 kontrolleve në tregtimin e produkteve ushqimore, me origjinë nga shpendët: vezë dhe mish pule. Kanë mbërritur gjithsej 354 mostra në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, të cilat kanë rezultuar negative. Instituti i Shëndetit Publik nuk ka identifikuar raste të dyshimta apo pozitive me Influencë aviare në njerëz.
Si pasojë e zgjidhjes së rastit, Shërbimi Veterinar Rajonal ka nxjerrë sot në datën 19.11.2024 nga karantina vatrën pozitive me Influencë aviare dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve marrjen e masave dhe zgjidhjen e rastit. Qendra Kombëtare e Krizës, mbajti sot në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural takimin përmbyllës për rastin Alert dhe analizimin e ecurisë së monitorimit.
Aktiviteti tregtar për shpendët e gjallë, në Bashkitë Tiranë, Vorë dhe Kamëz i rikthehet normalitetit dhe Urdhri i Ministrit Nr. 886, datë 30.10.2024 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, shfuqizohet.
Pavarësisht, zgjidhjes së shpejtë dhe parandalimit efikas të rastit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural udhëzon shpendërritësit në të gjithë vendin, të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë shpendë, si dhe të kryejnë blerjen apo lëvizjen e shpendëve, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve.
Sondazh

Duhani shqiptar drejt Bosnjes - Në 10 muaj janë eksportuar rreth 140 ton
Duhani i prodhuar në Shqipëri po eksportohet kryesisht në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, përgjatë 10 muajve të parë......

Si ndryshuan destinacionet e produkteve shqiptare? Mbretëria e Bashkuar del nga “top 10”. Gjashtë partnerët e parë, të njëjtë si vjet
Eksportet shqiptare, të ndikuara nga rënia e monedhës europiane, e kanë filluar ritmin rënës që nga muaji Mars i viti të kaluar, duke u thelluar periudhë pas......

1 mld euro eksporte në 2030 dhe zgjerim i tregjeve - Forumi i UNIDO/ Masat për shmangur refuzimet në kufi të prodhimeve shqiptare
Prodhuesit shqiptarë përballen me refuzimin e produkteve bujqësore në kufi, kthimin apo asgjësimin e tyre, për shkak të mungesës së cilësisë dhe......

Suficiti primar i Greqisë, në rritje deri në 2026 - Raporti parashikon se borxhi do të tkurret me mbi 10% në vitet e ardhshme
Greqia do të arrijë teprica buxhetore primare më të larta se sa pritej në periudhën trevjeçare që përfundon në 2026 dhe borxhi i vendit do të bjerë më shumë......

Putin nënshkruan doktrinën e re për përdorimin e armëve bërthamore!
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një doktrinë të rishikuar bërthamore që ul pragun për përdorimin e armëve bërthamore. Në dokument thuhet se......

Ndryshime në ujësjellësa - Reforma/ Ngrihen 14 shoqëri rajonale, mbetet vetëm Tirana
Dy vjet e gjysmë pas reformës në sektorin e ujësjellës – kanalizimeve, që parashikoi bashkimin e shoqërive ekzistuese, janë krijuar 14 shoqëri rajonale, nga......

Evropa shton investimet për furnizimin me gaz - Sipas raportit, rritja e kapacitetit me 80 GW kërcënon objektivat klimatikë
Rritja e furnizimit me gaz në të gjithë Evropën kërcënon angazhimet klimatike dhe rrezikon t’i mbajë lëndët djegëse fosile prezente për dekadat në vijim,......

Tender 355 milionë lekë për automatizimin e gjobave - Sistemi modern, transparencë e qasje për qytetarët
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender për ngritjen e regjistrit për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave për institucionet......