Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2024, 11:01

Gripi i shpendëve, asnjë person i prekur - Ministria e Bujqësisë: U monitoruan 2304 ferma, karantinohet vatra në fshatin Mëzez

Nga Ernilda Luzi

Gripi i shpendëve, asnjë person i prekur - Ministria e

Në kuadër të monitorimit të Influencës Aviare, situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1.

Gjatë fundjavës, një ekip veterinerësh janë angazhuar në terren, sipas përcaktimeve të perimetrit të zonës së mbrojtjes dhe mbikqyrjes për monitorimin klinik të 2304 fermave, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive të ndryshme.

Pas shpalljes “alert” nga Laboratori i Referencës – ISUV, shërbimi veterinar zyrtar filloi monitorimin e fermave brenda zonës se mbrojtur në Njësinë Administrative Mëzez, Kashar, Tiranë. ISUV bën me dije se është kontrolluar lëvizja e shpendëve të gjallë, në zonën e konfirmuar pozitive, në të cilën janë marrë kampione nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, për t’i analizuar ato në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Sipas ISUV, kanë mbërritur dhe janë analizuar 90 mostra zyrtare, të cilët janë testuar me metodën avancuar molekulare. Laboratori i Referencës – ISUV, ka marrë masat për t’iu përgjigjur situatës emergjente, duke ofruar kapacitet laboratorik dhe teknik për analizimin e çdo kampioni të ardhur brenda 24 – 48 orëve, me qëllim përgjigjjen e shpejtë të strukturave përgjegjëse në zbatimin e masave, lidhur me izolimin e rastit dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Kampionet në njerëz të marra janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe kanë rezultuar negative. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen një survejancë në zonën e fermës së prekur nga sëmundja, përkatësisht për zbulimin në kohë dhe marrjen e masave kundër virusit H5N1.

Masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës, bën me dije Ministria e Bujqësisë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat