Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve - Venetopoulos: Është një vend shumë miqësor për të bërë biznes
Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun e vendit, ndërsa në eventin më të madh të biznesit “Match Maker Albania”, u shprehën optimistë për të vijuar investimet në projekte të tjera në të ardhmen.
Për Diogenis Venetopoulos, Shqipëria është një vend shumë tërheqës për të investuar, duke marrë parasysh pozicionin strategjik dhe bregdetet e bukura, por edhe klimën e favorshme të biznesit.
“Tashmë kemi hapur një kompani këtu në Tiranë, për të rritur aktivitetin e jahteve, kroçereve, por edhe turizmin tokësor në Shqipëri. Unë shoh një vend shumë miqësor për të bërë biznes, një vend të hapur për të bërë biznes dhe jam shumë i kënaqur me gjithçka që kam parë deri tani. Unë jam edhe në Bordin Drejtues të Shoqatës së Pronarëve të Kroçereve dhe po nxis shumë linja kroçeresh, linja të tjera lundrimi, që të investojnë në Shqipëri, pra në pjesën bregdetare”.
Drejtuesi i Departamentit të Ekonomisë dhe Tregtisë në Ambasadën Greke, Marios Belibasakis u shpreh se ndërtimi dhe energjia, janë dy sektorë të tjerë ku përqendrohen investimet nga Greqia.
“Shqipëria është një treg shumë i mirë dhe ka shumë mundësi për investitorët grekë në sektorët e energjisë, ndërtimit, materialeve të ndërtimit, turizmit dhe shumë e shumë fusha të tjera. E dini, ne jemi vende fqinje, kemi shumë gjëra, agroturizmin, sektorin ushqimor, shumë fusha që mund të punojmë së bashku dhe të krijojmë mundësi për popujt e të dy vendeve”.
Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit që lamë pas, fluksi i investimeve nga Greqia kapi vlerën e 15 milionë eurove.
Sondazh

Tarifat e Trump “trondisin” linjat ajrore amerikane - Kërkesa për udhëtime tkurret, duke shkaktuar “turbulenca ekonomike”
Linjat ajrore amerikane po “fluturonin” lart drejt një epoke të re të artë vetëm dy muaj më parë, pasi kërkesa e fortë për udhëtime rriti perspektivën e......

Transformimi i Parkut Metalurgjik - Rama: Elbasani do të bëhet pjesë e metropolit modern të vendit
Një plan i ri zhvillimi do të vihet në zbatim për qytetin e Elbasanit. Transformimi i Parkut Metalurgjik, nga një trashëgimi industriale në një hapësirë të......

BE “kthen sytë” nga energjia bërthamore - Sa duhet të investojë blloku deri në vitin 2050 për të plotësuar nevojat?
Energjia bërthamore mbetet një nga burimet më të rëndësishme të energjisë në Bashkimin Evropian. Ajo përbën 22.8% të të gjithë energjisë elektrike të......

Kredi për shtëpi, shifra nga individët prek rekord/ Bizneset më pak të “etur” për hua në muajin shkurt të këtij viti
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Shkurt të këtij viti fiksohet në 28.7 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......

Efekti i tarifave të Trump mbi Irlandën - Lufta tregtare rrezikon deri në 80,000 vende pune
Qeveria irlandeze ka paralajmëruar se vendi mund të humbasë deri në 80,000 vende pune nëse presidenti amerikan Donald Trump nis një luftë tregtare me......

Rikonstruksion “masiv” i ndërtesave - Objektivat për klimën, eficiencë energjie në 745 000 ndërtesa banimi e 8 200 godina publike
Arritja e objektivit kombëtar të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë deri në vitin 2050 kërkon rinovimin sipas parimeve të eficiencës së energjisë të 745......

Indianët preferojnë Shqipërinë për të punuar - Gjatë vitit të kaluar, 13 mijë e 200 të huaj morën leje qëndrimi
Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion turistik. Ajo po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një vend tërheqës për të huajt që zgjedhin të jetojnë këtu,......

Kriza e vezëve/ SHBA kërkon ndihmën e BE-së – Çfarë qëndrimi po mban Europa mes tensioneve tarifore?
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë jashtë vendit të mbulojnë mungesën e vezëve, e nxitur nga një shpërthim i gripit të shpendëve, që ka rritur çmimet në......