Green Coast Hotel - MGallery Collection fiton çmimin “Architectural Highlight of the Year” në GRI Awards Europe 2025
Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel - MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të mirë të vitit. Kjo është hera e parë që një projekt nga Shqipëria shpallet fitues. GRI Awards Europe 2025 organizohet çdo vit për të vlerësuar arritjet në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në 12 kategori të ndryshme.
“Ky vlerësim nuk lidhet vetëm me një godinë, por me një vizion, aty ku standardet ndërkombëtare takohen me ekspertizën vendase, duke krijuar elegancë, qëndrueshmëri dhe respekt për natyrën. Green Coast Hotel – Mgallery Collection e ngre në një nivel tjetër hotelerinë në Ballkanin Perëndimor,” u shpreh CEO i Green Coast, Z. Armando Alicanaj gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris.
Sipas jurisë, projekti bashkon përvojën globale me krijimtarinë dhe mjeshtërinë e profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një rezultat që pasqyron elegancë, qëndrueshmëri dhe harmoni me natyrën.
Green Coast Hotel – MGallery shënon një zhvillim të rëndësishëm në udhëtimin e BALFIN Group në industrinë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ky vlerësim tregon se kur rritja shoqërohet me përgjegjësi dhe dizajni me qëllim, rezultatet vendosin standarde të reja në industri. BALFIN Group po zhvillon disa projekte të reja në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Maqedoninë e Veriut si edhe në vende të tjera.
GRI Awards Europe, të organizuara çdo vit nga GRI Institute, janë ndër vlerësimet më prestigjioze në sektorin e pasurive të paluajtshme në Evropë. Ato çmojnë projekte dhe organizata që ndërthurin zhvillimin me inovacionin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin shoqëror, duke vendosur standarde të reja për industrinë. Këto çmime theksojnë nisma dhe projekte që formësojnë një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të përgjegjshëm. Përzgjedhja është një proces rigoroz dhe fituesit përzgjidhen përmes një kombinimi të vlerësimit ekspert dhe votimit.

Kompleks i ri për Kuvendin e Shqipërisë - Nga shtesat në godinën ekzistuese, te shembja e Piramidës. Cilët kanë qenë projektet e mëparshëm?
Kuvendi i Shqipërisë i ushtron funksionet e tij në dy ndërtesa, njëra që ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e cila shërben si Kryesi e Kuvendit dhe......

Parlament me 101 deputetë! Cili mund të jetë impakti? Analiza e ndikimit ekonomik dhe institucional të vendimit të njoftuar nga kryeministri
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste më 11 shtator propozoi uljen e numrit të deputetëve në Kuvend në të paktën 101, nga 140 që......

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas - BERZH hap tenderin me 2 faza, fton kompanitë të paraqesin ofertat teknike
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin me 2 faza për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe lidhjes së re me......

Seanca e parë e legjislaturës XI të Kuvendit - Ngrihet komisioni i verifikimit të mandateve. Sërish tensione nga opozita
140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit i janë drejtuar këtë të premte Kuvendit,duke nisur kështu punimet për legjislaturën e XI. Në seancë morën......

Cilat janë vendimet e para të qeverisë “Rama 4”? - Nga mbrojtja e pronës, tek pensionet dhe bonusi i bebeve
Qeveria e re “Rama 4” pritet të çojë përpara reforma të rëndësishme që prekin të gjithë sektorët e ekonomisë dhe mirëqenien sociale. Por cilat janë vendimet......

Diella, ministrja e parë e krijuar nga IA - Si reagojnë mediat botërore ndaj zyrtares virtuale të Shqipërisë?
Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi u bë vendi i parë në botë që prezanton një ministre të krijuar me inteligjencë artificiale. Ajo......

Shtrenjtohen çmimet e apartamenteve - Qiratë në Maqedoninë e Veriut janë rritur deri në 15%
Në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Manastir, çmimet e qirave të apartamenteve po rriten dukshëm, veçanërisht në zonat qëndrore të këtyre qyteteve. Grupi i Agjencive......

Zgjerohet tregu i auditimit ligjor - Në 2024 u rritën të ardhurat e shoqërive dhe numri i njësive ekonomike të audituara
Cilësia e auditimeve është përmirësuar dhe tregu i audituesve ligjorë është zgjeruar ndjeshëm në 2024. Aktualisht, tregu i auditimit në Shqipëri rezulton të......