Shqipëria Postuar më 10 Shtator 2025, 11:51

Gratë punojnë, burrat drejtojnë agrobizneset - Trendi po ndryshon, rritet ambicia e gjinisë femërore për të menaxhuar

Nga Elisabeta Dosku

Gratë punojnë, burrat drejtojnë agrobizneset - Trendi po

Bujqësia konsiderohet burimi kryesor i të ardhurave për popullsinë rurale në Shqipëri.  Por tradicionalisht gratë kanë qenë të diskriminuara në këtë sektor, pasi u janë lënë në dorë punë të përditshme, në të shumtën e rasteve të papaguara dhe sa i takon drejtimit të agrobizneseve, rol dominant kanë burrat.

Referuar një raporti të publikuar së fundmi mbi rolin e grave në bujqësi në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria del në pah ky gap.

Të dhënat japin një pasqyrë të qartë të shpërndarjes së menaxhereve të fermave nëpër grupmosha të ndryshme, duke nënvizuar mungesën e menaxhereve gra  të fermave midis të anketuarve. Shumë pak gra deklarojnë se drejtojnë fermat e tyre, apo më pak se 4% e grave. Të dhënat tregojnë se të qenit menaxhere biznesi në bujqësi nuk është dukshëm më i lidhura me moshën, pasi përqindja është pothuajse identike në të dy kategoritë e moshave, 18-40 vjeç apo 41 vjeç e sipër.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se gatishmëria për të drejtuar fermën rritet me moshën . Mosha duket të jetë një faktor i rëndësishëm, pasi përqindja e grave mbi 41 vjeç që janë të gatshme të drejtojnë fermën është tre herë më e lartë krahasuar me grupmoshat më të reja (përkatësisht 22% kundrejt 7%).

Kjo mund t'i atribuohet faktorëve të tillë si përvoja e akumuluar, besimi më i madh ose një mundësi më e lartë për të zotëruar ose menaxhuar një fermë ndërsa mosha kalon. Sipas grupeve të fokusit, ngurrimi i fermerëve gra për të udhëhequr shpesh është i lidhur me një mungesë të perceptuar të aftësive dhe përvojës në detyrat e menaxhimit, veçanërisht në mbrojtjen e të korrave, si dhe ndjenjat e përgjegjësisë dhe shqetësimet për paragjykimet në marrëdhëniet e punës.

Një numër i konsiderueshëm grash dhe burrash janë të punësuar në bujqësi, ku vendet e punës janë kryesisht me cilësi të ulët dhe të paguara dobët.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat