Grante bizneseve të grupeve në nevojë - Miratohet skema e re e mbështetjes, fondi 16 milionë lekë
Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka miratuar autorizimin e ndihmës shtetërore “Mbështetje për incentiva të reja për grupet në nevojë”, i botuar në Fletoren Zyrtare. Skema e mbështetjes me ndihmë shtetërore është për inidividët dhe grupet më vulnerabël. Fondi i miratuar nga buxheti i Bashkisë Tiranë është gjithsej 16 milionë lekë, ku çdo përfitues i skemës do të mbështetet në shumën 800.000 lekë.
Qëllimi i skemës është të stimulojë idetë dhe sipërmarrjet inovative të grupeve në nevojë, duke i ofruar mundësi për integrim në tregun e biznesit dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Skema mbështet krijimin e mundësive për zhvillimin e bizneseve nga individë dhe grupe vulnerabël.
Përfitues janë të gjithë NMVM-të, duke iu nënshtruar një procesi ndarë në tri faza, ku në fazën e parë kandidatët e pranueshëm aplikojnë me idenë e tyre bazë për biznes, përmes formularit të aplikimit. Më tej vijon faza e dytë, ku aplikantët e pranuar marrin pjesë në trajnime për aftësitë e përgjithshme të biznesit dhe zhvillimin e planit të biznesit, dhe vetëm atëherë ata dorëzojnë planet e biznesit. Këto plane do të konkurrojnë për mbështetje me grant. Si dhe faza e tretë, ku fituesit e njoftuar do të firmosin një kontratë 12-mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese.
Projekti do të zbatohet në territorin e Bashkisë Tiranë, ku dhënësi i ndihmës dhe autoriteti përgjegjës për zbatimin e masës është Bashkia Tiranë. Skema do të zbatohet gjatë vitit 2025 dhe synon ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), të cilat do të përfitojnë një avantazh ekonomik në formën e aksesit në financë. Avantazhi do të jepet për NMVM-të fituese si rezultat i procedurës së përzgjedhjes të aplikimeve fituese, të cilat do të kryejnë aktivitet ekonomik në prodhimin e mallrave ose në ofrimin e shërbimeve që tregtohen ndërkombëtarisht. Ndërkohë, ndihma do të jepet për një periudhë financiare prej tre vitesh.
Sipas vendimit, përveç rasteve të parashikuara me ligj, ndalohet çdo ndihmë e dhënë nga burimet shtetërore që shtrembëron konkurrencën, duke dhënë përparësi për një ose disa ndërmarrje të caktuara ose për prodhimin e produkteve të caktuara. Çdo përfitues i ndihmës duhet të nënshkruajë deklaratën e ndihmës “De-minimis” dhe të dorëzojë një kopje të deklaratës pranë Bashkisë Tiranë. Vlera totale e ndihmës e dhënë një ndërmarrjeje nuk duhet të kalojë 14 milionë lekë, sipas vendimit.

Në Shqipëri hapen 44 biznese në ditë/ Ndërtimi dhe transporti patën zgjerimin më të madh përgjatë vitit 2024
Në vitin 2024, numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive në Shqipëri (përjashtuar fermerët) arriti në 132,172, duke shënuar një rritje prej 1.4% krahasuar me një......

Shqiptarët “mbushin” boshllëqet demografike të Italisë - Jetojnë 417 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe në Lombardi dhe Toscana
Në Itali jetojnë dhe punojnë rreth 417 mijë shtetas shqiptarë sipas rezultateve të censit që është publikuar 1 vit më parë. Shifër që përfaqëson vetëm ata......

Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore – Rikuperojnë monedhat e huaja!
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme gjatë kësaj jave ka pasur një rritje dhe një rikuperim të lehtë këtë mëngjes në raport me dje duke u blerë sot......

10 mln euro garanci sovrane për kreditimin e bujqësisë - Ndryshon buxheti 2025, 5.5 milionë euro kalojnë tek skema e investimeve
Qeveria ka vënë në dispozicion shumën prej 10 milionë eurosh në formën e garancisë sovrane në mënyrë që bizneset në sektorin bujqësor të mund të marrin kredi......

Nafta dhe gazi, asetet strategjike të Iranit - Roli i SHBA-së dhe Kinës në eksportet e Teheranit
Irani, prodhuesi i tretë më i madh në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, nxjerr rreth 3.3 milionë fuçi naftë në ditë, ose rreth 3% të prodhimit......

Izraeli nis një sulm masiv ndaj Iranit - Tensionet përshkallëzohen, ndërsa Teherani kundërpërgjigjet me dronë
Izraeli ka kryer një sulm ndaj kryeqytetit iranian, Teheranit, duke synuar programin bërthamor të vendit. Këto sulme vranë gjithashtu disa zyrtarë të lartë......

Pensionet, miratohet marrëveshja Shqipëri-Serbi - “Garantim për periudhat e sigurimeve shoqërore”
Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, për të gjithë ata......

Shqipëria “ngadalëson hapin” drejt barazisë gjinore/ Renditemi në vend të 36-të. Ndikoi negativisht treguesi i përfaqësimit politik
Shqipëria duket se është ngadalësuar në drejtim të barazisë gjinore, duke shënuar rezultate jo shumë të mira sipas Raportit të Barazisë. Raporti Global i......