Gonxhja takon Drejtoreshën e Përgjithshme të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali -" Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat"
Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes me Italinë për pensionet, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim të posaçëm me Znj. Valeria Vittimberga, Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali, si dhe me përfaqësues të ambasadës italiane në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në rrjtetet sociale, Gonxhja shprehet se takimi u krye për të ndjekur nga afër hapat e parë të kësaj marrëveshjeje.
"Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 Korrik 2025.
Së bashku me Znj. Valeria Vittimberga, Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali dhe me përfaqësues të ambasadës Italiane në Shqipëri, zhvilluam një takim për të ndjekur nga afër hapat e parë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje historike, që synon garantimin e të drejtave të punëmarrësve shqiptarë dhe italianë që kanë kontribuar në të dy vendet.
Marrëveshja i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të periudhave të sigurimit dhe mundëson përfitimin e pensioneve sipas legjislacionit kombëtar të secilit shtet. Deri më tani, kërkesat e para janë kryesisht për bashkimin e periudhave të sigurimit për qëllime pensioni në Itali, si dhe nga individë që nuk plotësojnë minimumin prej 15 vite sigurim në Shqipëri.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të pritur dhe përpunuar këto kërkesa, si dhe për të realizuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe efikas me palën italiane. Shkëmbimi i formularëve midis dy institucioneve do të kryhet në mënyrë elektronike, duke reduktuar ndjeshëm kohën e procedurës dhe duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin për qytetarët.
Në funksion të transparencës dhe udhëzimit të saktë për qytetarët, janë publikuar tashmë të gjitha udhëzimet dhe manualet që shpjegojnë hapat që duhen ndjekur për çdo kategori aplikuesi.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap domethënës në drejtim të mbrojtjes sociale dhe është një model bashkëpunimi që synojmë ta zgjerojmë edhe me vende të tjera ku jetojnë dhe kontribuojnë shtetasit shqiptarë", shkruan Gonxhja në Facebook.

Çmimet në vend, më të ulta se në rajon/ Inflacioni arrin në 2.5%, me ndikim më të madh nga ushqimet dhe argëtimi
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Qershor të......

Në Bashkinë Fier hapen sportele për asistencë të e-Albania - Balluku: Qeveria do të marrë masa për të ndëshkuar abuzuesit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bashkë me kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashi, vizituan......

Investitorët ndërkombëtare në Shqipëri/ AIDA: Numri i bizneseve me pronësi të huaj u rrit 44 %!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) bëri të ditur se, në 3 muajt e fundit prill-qershor 2025, regjistrimi i bizneseve me pronësi të huaj......

Matës inteligjentë për energjinë elektrike - OSSH hap tenderin 55 mln lekë, instalim në 67 nënstacione
Me një fond limit prej gati 55 mln lekë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për furnizimin dhe instalimin e matësve inteligjentë në 67......

Menaxhimi i mbetjeve spitalore - Kërkesa të reja për ata që i gjenerojnë, gjoba e heqje licence në rast shkeljesh
Ministria e Mjedisit dhe Shëndetësisë kanë nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të krijojë një kuadër të qartë dhe të zbatueshëm për......

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? - Furnizim i Forcave të Armatosura nga KAYO. Marrëveshje edhe me shtete të tjera
Qeveria ka vendosur të bëjë disa ndryshime në lidhjen e kontratave për blerjen e pajisjeve ose mjeteve ushtarake, si dhe për blerjen e armëve, municioneve......

Kufiri i pataksueshëm/ Dogana shqiptare sqaron limitet e lejuara!
Dogana shqiptare njofton se udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në......

Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike/ Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet!
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan u prit nga Kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë ku u dekorua me......