Godinë e re për Bashkinë Kamëz/ Hapet tenderi me fond limit 533,8 milionë lekë
Bashkia e Kamzës do të ndërtohet e re duke patur edhe një parkim nëntokësor. Gjithashtu, do të rehabilitohet edhe sheshi përreth. Procedura me fond limit të përllogaritur prej 533 milionë e 886 mijë lekësh është publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Sipas dokumentacionit, godina e re e bashkisë do të jetë një objekt trekatësh me parkim nëntokësor. Forma e ndërtesës është relativisht e rregullt dhe do të përmbajë të gjitha elementët e një ndërtese moderne administrative.
Vendndodhja e projektit është përcaktuar te “Fusha” mbrapa Bashkisë, përgjatë rrugës Venecia, në Kamëz. Projekti i propozuar përfshin ndërtimin e plotë të një objekti civil-administrativ me të gjitha elementët përbërës, duke përfshirë: punime strukturore mbajtëse, instalime elektrike, hidraulike dhe mekanike, sisteme për mbrojtje nga zjarri.
Të gjitha punimet do të realizohen në përputhje me konditat projektuese dhe standardet e ndërtimit në Shqipëri, duke respektuar gjithashtu legjislacionin teknik të Bashkimit Europian, në kuadër të afrimit të legjislacionit dhe praktikave ndërkombëtare.
Afati i realizimit të plotë të projektit është 24 muaj, duke filluar nga momenti i nënshkrimit të kontratës me operatorin fitues.Për operatorët ekonomikë, afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 11 gusht 2025, ora 10:00
Ky projekt pritet të sjellë jo vetëm një transformim fizik të zonës përreth bashkisë, por dhe të përmirësimojë dhe infrastrukturën e parkimit.

Sa rrezikon Shqipëria nga tërmetet? BB: Deri në 2050 ulet PBB për frymë me mbi 15%
Nga të gjitha fatkeqësitë natyrore dhe goditjet e mundshme, tërmetet parashikohet të kenë ndikimin më të madh negativ në ekonominë shqiptare. Referuar......

Londra dhe Bergamo, më të preferuarat për shqiptarët/ TIA: Në muajin qershor udhëtuan 1.14 milionë pasagjerë
Në muajin qershor të këtij viti, mbi 1.14 milionë pasagjerë udhëtuan nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, duke shënuar një rritje prej 8%......

“Lirim para kohe me kusht për të dënuarit përjetë”/ Diskutohet drafti i Kodit të Ri Penal. Manja: Nevojë e një shteti që evoluon
Është zhvilluar diskutimi i parë publik për draftin e Kodit të Ri Penal të Shqipërisë. Ky Kod përfaqëson një riformulim dhe riformatim konceptual në......

Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj/ Në rritje vjetore me 4,8%. Më shumë europianë dhe vizita biznesi
Gjatë muajit qeshor, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej rreth 2.062.775 shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të......

Tërmetet, si bëhet dëmshpërblimi kur ke dy sigurime? Drafti/ Mbulohen ato me fuqi mbi 5 ballë. Me shitjen e pronës transferohet polica
Individët që kanë bërë sigurim vullnetar të banesave të tyre, nuk do t’i “shpëtojnë” sigurimit të detyrueshëm të pronave nga tërmetet. Në këtë kategori......

BE mbikëqyr tregtinë e skrapit të metaleve/ Rënia e furnizimeve dhe tarifat amerikane kërcënojnë industrinë evropiane
Komisioni Evropian ka filluar monitorimin e importeve dhe eksporteve të skrapit të metaleve, duke përfshirë çelikun, aluminin dhe bakrin, pas paralajmërimeve......

BE dhe Kina, marrëveshje paraprake për metalet e rralla/ Von der Leyen kërkon balancim të tregtisë, më shumë akses në tregun kinez
Bashkimi Evropian njoftoi një marrëveshje paraprake me Kinën për të lehtësuar kufizimet që vendi kishte vendosur mbi eksportet kritike të metaleve të rralla,......

Bizneset në anë të rrugëve, afat deri më 31 korrik për largimin e materialeve
Ka nisur aksioni për pastrimin e rrugëve kombëtare nga rrëmuja e bizneseve buzë rrugës, për të kthyer hapësirat publike në funksion të sigurisë dhe......