“Gjyqtarët duan 40 milionë euro shtesë në vit”, ministri Malaj: Po ruajmë financat e shtetit

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë 40 milionë euro në vit shtesë pagash. Për ministrin e financave, Petrit Malaj kjo ështrë një barrë shumë e lartë për buxhetin. Kreu I dikasterit të financave reagoi pas kallëzimit në SPAK të tij sekretarit të përgjithshëm të MF dhe drejtorëve të Thesarit në gjithë vendin nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë me pretendimin e bllokimit të rritjes së pagave.
Postimi i plotë i Ministrit Malaj
"Të kallëzohesh sepse po zbaton ligjin, nga garantët e barazisë para ligjit!
Sot, në Ministrinë e Financave u depozitua një kallëzim penal për mua si titullar i institucionit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e thesarit në të gjithë Shqipërinë.
Arsyeja: Kemi refuzuar të hapim dyert e thesarit të shtetit për të nxjerrë që aty pa vendim të Parlamentit një volum të konsiderueshëm parash, si shtesë rroge për gjyqtarët dhe prokurorët.
Nuk dua të bëj asnjë polemikë me askënd dhe as të risqaroj pozicionin e Ministrisë së Financave, ndërkohë që është thënë publikisht nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e Parlamentit, se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të ndodhë më 17 shtator, kur të miratohet ligji që i jep Ministrisë së Financave të drejtën administrative të veprimit.
Por, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor që të përshkallëzojnë konfliktin me ekzekutivin duke nënshkruar një kallëzim penal që do ta marrë me siguri historia.
Ndërkohë unë sot dua t’u bëj me dije qytetarëve sa kushton kërkesa e kallzuesve të nderuar, sipas shkallës së pagave:
Gjyqtar i Shkallës së Parë
Është: 376,381 Lekë
Kërkohet: 567,421 Lekë
Gjyqtar i Shkallës së Dytë
Është: 388,927 Lekë
Kërkohet: 586,335 Lekë
Gjyqtar i GJKKO
Është: 401,473 Lekë
Kërkohet: 605,350 Lekë
Efekti total në buxhetin e shtetit me këto kërkesa është 40 milionë euro shtesë, çdo vit. Por nuk mbyllet këtu.
Magjistratët kërkojnë rishikim të pagave për periudhën 2023-2026 me një efekt në buxhetin e shtetit 125 milionë euro.
Ndërkohë u them drejtorëve të Thesarit në të gjithë Shqipërinë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, që sot u kallëzuan së bashku me mua, se duhet të vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre me qetësi dhe pa u intimiduar, duke ruajtur gjithmonë me rigorozitet financat e shtetit, të udhëhequr nga ligji" shkroi Malaj
Hagë, prokurori kërkon dënim me 6 vjet burgim për Hashim Thaçin, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet fajtor dhe të dënohet me gjashtë vjet burgim për......
Risigurimi tek kompanitë europiane, Shqipëria ka 1.5 miliardë euro kapacitet për katastrofat
Nga 5 deri më 9 shtator 2026, Monte Karloja ishte qendra e tregut global të sigurimeve dhe risigurimeve, me zhvillimin e edicionit të 68-të të Rendez-Vous de......
Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, ministri Ferit Hoxha: Tjetër kompani evropiane në Shqipëri
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha njoftoi në rrjetin social X, vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes......
Rekord remitancash, 621 milionë euro në 6 muaj/ Vetëm në tremujorin e dytë emigrantët sollën 347.1 milionë euro
Dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë kanë shënuar një tjetër rekord, duke u rritur ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të......
Të huajt shpenzuan 2.38 miliardë euro në Shqipëri/ Bilanci neto në gjysmën e parë të vitit arriti në 956 milionë euro
Turizmi ka sjellë më shumë të ardhura në ekonominë shqiptare gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të huajt......
Shqipëria synon terminal LNG - Marrëveshje me kompaninë amerikane për projektin që mund të furnizojë Ballkanin me gaz
Shqipëria dhe kompania amerikane e gazit të lëngshëm natyror, Argent LNG, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të vlerësuar ndërtimin e një......
Falen 1.95 milionë euro detyrime - DPT: 651 tatimpagues përfituan gjatë gushtit nga falja automatike
Gjatë muajit gusht, 651 tatimpagues kanë përfituar nga falja automatike e detyrimeve tatimore, me një vlerë totale prej 1.95 milionë eurosh. Lajmi është......
Rama: Gjashtë programe të reja strehimi në kuadër të “Rilindja 2.0”
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e Programit të ri Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0. Në aktivitetin e organizuar me rastin e......

