Gjurmim fiskal “arab” për mallrat e importit - Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe
Krahas marrëveshjes për lidhjen energjetike nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë, në Abu Dhabi është nënshkruar edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së Letrave me Vlerë mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë.
Kjo marrëveshje synon të përmirësojë dhe modernizojë proceset fiskale, si dhe të forcojë monitorimin e mallrave të importit, hap i rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në tregtinë ndërkombëtare.
Në veçanti, kjo iniciativë vjen në një moment, kur volumi i mallrave të importit në Shqipëri është në rritje, duke sjellë sfida të reja, përfshirë rritjen e rrezikut për kontrabandë.
Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar rreth 267 raste të kontrabandës, një shifër që shënon një rritje prej rreth 22% krahasuar me vitin 2023.
Sipas publikimeve të Administratës së Doganave, sektori më i prekur nga këto aktivitete të paligjshme përfshin pijet alkoolike dhe veshjet, që shpesh shiten nga tregtarët vendas.
Kjo rritje e rasteve të kontrabandës thekson nevojën për masa më të forta mbikëqyrëse dhe përmirësimin e infrastrukturës së kontrollit doganor.
Sondazh

Bllokohen sms dhe telefonatat promocionale - Ngrihet regjistri që “mbledh” kompanitë dhe qytetarët. Si do të funksionojë?
Mesazhet, telefonatat dhe e-mailet promocionale të kompanive në vend që ofrojnë shërbime të ndryshme dhe apo që shesin produkte, kundrejt qytetarëve, pa......

SHBA, deficiti buxhetor arrin 711 mld USD - Shpenzimet u rritën, ndërsa të ardhurat nga taksat pësuan rënie
Deficiti buxhetor i SHBA-së arriti një rekord të ri në periudhën tetor-dhjetor, sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit, pasi shpenzimet u rritën......

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Franga
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës nga dje teksa blihet sot me 94.9 lekë dhe shitet me 96 lekë sipas kursit të këmbimit......

Resorti në Sazan shpallet investim strategjik - Vendimi/Projekti me vlerë 1.4 mld euro do shtrihet në 45 ha, 1 000 persona të punësuar
Projekti për ndërtimin e resortit turistik në ishullin e Sazanit ka marrë statusin e investimit strategjik, si një projekt i integruar turistik dhe i një......

Çfarë e “kërcënon” ekonominë shqiptare? WEF: Nga emigrimi, deri tek pamjaftueshmëria e shërbimeve publike dhe pabarazia
Edhe këtë vit, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar raportin e rreziqeve për ekonominë globale. Mes vendeve të marra në analizë është edhe Shqipëria,......

“Investim i madh amerikan në energji”-Rama shpjegon: Pse po bashkëpunojmë me arabët
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar fillimin e një investimi të madh amerikan në sektorin energjetik”. Pas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë, Italisë......

Përfitimet e linjës nënujore të energjisë me Italinë/Ekspertët: Mundësi për uljen e mëtejshme të çmimit të energjisë
Këtë të mërkurë, Shqipëria, Italia dhe Arabia Saudite nënshkruan një marrëveshje trepalëshe për ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë......

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri? - Rrapaj: Institucionet financiare të specializuara për bujqësinë, të domosdoshme
Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes për t'u bërë pjesë e rrjetit të......