Gjuha shqipe në diasporë mbetet sfidë e hapur/ Mësimi i saj në nuk mund të mbetet vetëm mbi vullnetarizmin

Diaspora Flet 2025, konferenca e mbajtur në Köln të Gjermanisë, solli në qendër të diskutimit edhe një prej çështjeve më të ndjeshme për komunitetin shqiptar jashtë vendit, ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. Në raportin përmbyllës, kjo temë paraqitet jo vetëm si pjesë e debatit kulturor e arsimor, por si një problem i hapur që kërkon zgjidhje më të qëndrueshme.
Sipas raportit, mësimi i gjuhës shqipe në diasporë mbetet ndër çështjet më të rëndësishme, por edhe më sfiduese. Dokumenti thekson se, megjithëse kjo temë trajtohet vazhdimisht, ende nuk ka pasur ndryshime strukturore që të garantojnë vazhdimësi dhe cilësi në mësimdhënie. Në shumicën e rasteve, mësuesit angazhohen në baza vullnetare, ndërsa pjesëmarrja e nxënësve mbetet e ulët edhe aty ku ekzistojnë klasa plotësuese.
Kjo çështje u trajtua në panelin kushtuar edukimit dhe mësimit të gjuhës së trashëgimisë, ku u theksua se gjuha amtare nuk lidhet vetëm me ruajtjen e identitetit, por edhe me integrimin dhe lidhjen mes brezave. Raporti nënvizon se paneli ngjalli interes të madh dhe e trajtoi problemin në një dimension më të gjerë, jo vetëm për komunitetin shqiptar, por edhe për komunitete të tjera të diasporës.
Një nga pikat konkrete që doli nga ky diskutim ishte prezantimi i një plani për themelimin e një programi master profesional për mësues të gjuhës shqipe. Kjo është një nga të paktat dalje konkrete që përmenden në raport, sepse e zhvendos debatin nga shqetësimi i përgjithshëm drejt një ideje më të strukturuar për përgatitjen e mësuesve.
Po ashtu, rekomandimet e raportit kërkojnë zhvillimin e një modeli të koordinuar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Gjermani, përmes shoqatave të mësuesve, organizatave lokale dhe partneriteteve me komunat gjermane.
Sllovenia racionon shitjen e karburanteve me pakicë/ Pas konfliktit në Lindjen e Mesme vendi po vuan për furnizime
Sllovenia po kufizon përkohësisht blerjet e karburantit, pasi vendi po përballet me mungesa në furnizim pas shpërthimit të luftës me Iranin. Furnizimi me......
Pavarësisht luftës çmimet e naftës do mbeten të larta/ Goditja në Ishullin Kharg: Brenti deri në 200 dollarë
Çmimet e naftës mund të rriten shumë përtej niveleve aktuale, ndërsa lufta me Iranin zhvillohet, thonë analistët. Kjo po ndodh pasi mbyllja efektive e......
Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake/ Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat me përdorim të dyfishtë
Ndryshimet në ligjin për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë janw botuar nw......
Kërkimi i naftës dhe gazit është rikthyer/ Gjigantët e energjisë kërkojnë të rimbushin rezervat
Kompanitë globale të energjisë po kthehen në bazë dhe po përqendrohen në kërkimin e burimeve të reja të naftës dhe gazit. Kjo u deklarua në një konferencë të......
Tensioni në Lindjen e Mesme rrit turizmin në Kroaci/ Riformësohen modelet e udhëtimit, turistët drejt Adriatikut
Ndërsa tensionet gjeopolitike vazhdojnë të trazojnë pjesë të botës, Kroacia po e gjen veten një përfituese e papritur. Duke folur gjatë një vizite në Rijeka,......
Sigurimi i makinave, sa ka ndryshuar çmimi me bonus-malus?/ AMF: Të ardhurat e kompanive nga MTPL rriten me ritmin më të ulët që prej 2022
Në fillim të vitit 2025, nisi zbatimi i skemës së re të sigurimit të makinave, bonus-malus, që parashikon përllogaritjen e primit të sigurimit mbi bazën e 7......
Digjitalizim i bujqësisë për 1 miliardë USD eksporte/ Nis hartimi i strategjisë kombëtare, shërbime “smart” për fermerët
Digjitalizimi i sektorit bujqësor shikohet si domosdoshmëri dhe si një mjet për të arritur objektivin e Shqipërisë drejt eksportit të 1 miliardë dollarë......
Bypass-i i Elbasanit, kosto 240 mln euro/ Politikat Prioritare 2027 -2029, merr statusin projekt “i maturuar"
Bypass-i i Elbasanit është përfshirë në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027–2029, në listën e projekteve të investimit me status “i maturuar”, me një......


