Gjuetia e qëndrueshme dhe ruajtja e faunës së egër - Gati ndryshimet në ligj. Cilat janë qëllimet që duhet të arrihen?
Projektligji “Për gjuetinë”, është publikuar për Konsultime Publike ku hartimi i tij përmirëson ligjin aktual në disa nene të caktuara të tij. Drafti i ri garanton të drejtën e ushtrimit të gjuetisë dhe të drejtave mbi gjahun, si dhe do të inkurajojë përfshirjen e gjuetarëve në monitorimin, menaxhimin dhe kërkimin me qëllim përkujdesjen dhe ruajtjen e faunës së egër dhe të habitatit të saj.
Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe kërkesave për zhvillimin e gjuetisë së qëndrueshme, si një veprimtari tradicionale, sportive, çlodhëse dhe turistike etj.
Gjithashtu një nga qëllimet e këtij projektligji është dhe ofrimi i mekanizmave për menaxhimin e qëndrueshëm të gjuetisë, duke e vlerësuar faunën e egër si pasuri kombëtare që administrohet dhe mbrohet me ligj.
Nga ana tjetër, qëllim mbetet dhe përcaktimi i masave për monitorimin dhe kontrollin me synim garantimin që parimet për gjuetinë të zbatohen në mënyrë rigoroze, duke ruajtur tërësinë e ekosistemit dhe baraspeshën ekologjike
Ndërkohë objektivat kryesore që synohen të arrihen, se me me miratimin e këtij draft ligji, gjuetia do të zhvillohet vetem në zonat e lejuara të gjuetisë dhe do të përjashtohen të gjitha territoret e tjera në Republikën e Shqipërisë.
Rëndësi e veçantë në këtë projektligj është se ruajajta e faunës së egër, do të mund të ofrojë mundësi për zhvillimin rural dhe përdorimin e qëndrueshëm të kafshëve të egra, kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në ekonominë lokale dhe kombëtare.
Nëpërmjet këtij projektligji synohet gjithahstu Inkurajimi i kontributit të gjuetarëve si aktorë të biodiversitetit duke rritur fokusin në një gjueti më të qendrueshme.
Për t’u ndalur në efektet financiare, është parashikuar që ky projektligj nuk do të ketë efekte shtesë financiare në buxhetin e shtetit, pasi implementimi i tij nuk do të kërkojë financime shtesë nga ky buxhet.
Sondazh

Kostot në ndërtim, më të lira se një vit më parë/ Çmimet në sektor u rritën me 1.6% për shkak të pagave dhe transportit
Vitet e fundit, referuar të dhënave të marra në analizë nga “Scan Intel”, ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa......

Si mund të arredojmë shtëpinë pa shumë kosto? - Gjatë këtij viti u importuan rreth 11 miliardë lekë mobilie
Mobilimi i shtëpisë, më shumë sesa estetike dhe funksionale, është një zgjedhje që tregon dhe stilin e jetës së një familjeje. Në emisionin Ekonomia 3D, u......

Vendet e BE-së investuan 5.99 mld euro në Shqipëri/ Vitin e kaluar vendi ynë u përmirësua krahasuar me rajonin
Në vitin 2023, investitorët nga vendet e Bashkimit Europian mbajtën investime direkte jashtë në një vlerë prej 9.16 trilionë euro, duke regjistruar rënie......

SHBA, tarifa ndaj vendeve të Azisë Juglindore - Synohen importet e paneleve diellore për të mbrojtur prodhimin vendas
Departamenti Amerikan i Tregtisë ka vendosur tarifa paraprake për importet e paneleve diellore nga katër vende të Azisë Juglindore. Raundi i ri i tarifave......

196 km linjë hekurudhore e rehabilituar deri në 2030 - Raporti i WBIF/ Investime për rritjen e kapaciteteve të linjave të transmetimit të energjisë
Deri në vitin 2030, në Shqipëri pritet të rehabilitohen 196 kilometra linjë hekurudhore. Bashkimi Evropian synon që përmes Kornizës së Investimeve të......

“2028, integrim i plotë në sistemin europian të aviacionit civil” - Et’hemaj: Akademia, projekti më i rëndësishëm për 2025
Transporti ajror civil sipas të dhënave zyrtare është mbështetësi kryesor i turizmit në vend, ku mbi 87% e turistëve udhëtuan me transport ajror. Nga Janari......

“Arsimi profesional, “pasaportë” për t’u larguar” - Vjerdha: Të rinjtë ndihen më të sigurt me nivel arsimi 2-vjeçar
Emigrimi për një arsimi më të mirë jashtë, ka ulur ndjeshëm numrin e studentëve të regjistruar në nivel bachelor, por e kundërta ka ndodhur për studentët që......

“1/3 e të diplomuarve lë Shqipërinë, zgjedh të punojë jashtë” - BB: Humbja e një punonjësi tejkalon përfitimet nga remitancat. Merrni masa!
Më shumë se një e treta të personave me arsim të lartë në Shqipëri zgjedhin të emigrojnë. Sipas raportit të Bankës Botërore të publikuar së fundmi, vendet me......