Gjobë 350 euro/m2 për ndërtimet pa leje dhe konfiskim - Fuqizohen masat, nis zbatimi. Kush përfshihet në “Listën e Zezë”
Kushdo që ndërton pa leje, apo në tejkalim të lejeve të ndërtimit, do të penalizohet. Qeveria ka miratuar aktet normative të cilat kanë hyrë në fuqi vendosin rregulla të qarta për zhvillimin e territorit dhe synojnë ti vënë fre urbanizimit të pakontrolluar në vend.
Referuar aktit normativ për ndryshime në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, tashmë do të ngrihet një Regjistër Kombëtar Elektronik i Lejeve të Zhvillimit/Ndërtimit” e cila do të jetë databaza elektronike kombëtare, pjesë e sistemit e -Leje, ku regjistrohen të gjitha lejet e zhvillimit e të ndërtimit, që lëshohen nga autoritetet e zhvillimit të territorit.”
Ndërsa, në regjistrin e “Listës së zezë” do të përfshihen gjithë zhvilluesve, shoqëri ose individë, që shkelin parashikimet ligjore të zhvillimit të territorit, kontrollit dhe disiplinimit të punimeve të ndërtimit, të cilët përjashtohen nga e drejta për të përfituar leje, për një periudhë 5-vjeçare
Akti normativ parashikon se në rast se punimet nuk kanë filluar brenda 1 viti nga data e miratimit të lejes së ndërtimit, atëherë leja konsiderohet e pavlefshme.
Ndërsa për punimet e filluara dhe të papërfunduara, për të cilat ka përfunduar afati i lejes së ndërtimit prej më shumë se 5 vjetësh dhe nuk është kërkuar shtyrja e afatit, merren për mënyrën e përfundimit të punimeve, prishjen apo konfiskimin e ndërtimit.
Akti normativ, përcakton gjithashtu se tek të gjitha objektet, në të cilat konstatohen punime pa leje apo në tejkalim të lejes mbi masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, dhe për shkak të qëndrueshmërisë së objektit është e pamundur prishja e tij, konfiskohen për interes publik apo strehim social punimet e kryera pa leje për qëllime fitimi, ose një sipërfaqe ekuivalente me to, brenda objektit, e cila të jetë hapësirë e shfrytëzueshme.
Nga ana tjetër të gjitha objektet, në të cilat konstatohen punime pa leje apo në tejkalim të lejes për qëllime fitimi, mbi masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, konfiskohet, për interes publik apo strehim social, i gjithë objekti apo vendoset prishja e plotë e tij nga organet përgjegjëse.
Ndryshimet e reja ligjore, refuzojnë pajisja me leje ndërtimi për individët, subjektet, përfshirë administratorët, ortakët dhe pronarët përfitues, që kanë kryer shkelje të rënda të standardeve teknike dhe ligjore në projektet e ndërtimit; janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën e ndërtimit; kanë shitur njësitë e ndërtuara për të njëjtën sipërfaqe më shumë se një herë; kur ndërtimet e kryera prej tyre janë objekt konfiskimi apo prishjeje, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Sa i takon masave administrative, mosdeklarimi i punimeve nga ana e qytetarëve, që përjashtohen nga detyrimi i pajisjes me leje, dënohet me gjobë nga 50.000 lekë deri në 150.000 lekë, si dhe me vendim prishjeje. Nëse kryhen brenda zonës së brezit bregdetar, pavarësisht natyrës së ndërhyrjeve, të cilat janë objekt i një lejeje ndërtimi të miratuar nga KKTU-ja, gjoba është jo më pak se 35 mijë lekë për m2 dhe vendim prishjeje.
Kryerja e punimeve pa leje dënohet me gjobë të barabartë me vlerën e punimeve të kryera pa leje, sipas preventivit përkatës të depozituar pranë autoriteteve përgjegjëse, por, në çdo rast, jo më pak se 35 mijë lekë/ m2 kur ndërtimi bëhet për qëllime fitimi dhe me konfiskim për interes publik apo strehim social të punimeve të kryera pa leje kur ndërtimi pa leje është mbi masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë; prishje apo konfiskim për interes publik, për të gjithë objektin, kur ndërtesa është e qëndrueshme, në rastet kur: ndërtimi rezulton pa leje, mbi dhe nën tokë; ndërtimi pa leje tejkalon masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë.
Kryerja e punimeve pa leje brenda brezit bregdetar, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në zonat e mbrojtura apo në zonën kufizuese të një monumenti kulture, dënohet edhe me gjobë në masën 10% të vlerës së preventivit.
Ndërsa në aktin normativ që sjell ndryshime në ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit, parashikohet forcim i rregullave për monitorimin e territorit nga institucionet përgjegjëse si dhe masa administrative në rast të shkeljeve të konstatuara.

Tkurret parashikimi i energjisë së rinovueshme - IEA redukton projeksionin e rritjes globale me 900 GW deri në vitin 2030
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) uli parashikimin e saj global për rritjen e kapacitetit të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 me 900......

BE, ulen vendet e punës në industrinë diellore - Punësimi pëson tkurrje për herë të parë në dekadën e fundit
Punësimi në industrinë diellore të Bashkimit Evropian arriti një nivel rekord vitin e kaluar, por po pëson rënie në vitin 2025. Megjithatë, tkurrja e vendeve......

“Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet” - Zhvillohet takimi konsultativ me grupet e interesit!
Ministria e Financave zhvilloi sot një takim konsultativ me grupet e interesit mbi projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”.......

“Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor” - BB: Krijimi i vendeve të punës, thelbësor për të mbështetur rritjen
Në Raportin e Rregullt Ekonomik të Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore thekson se, gjatë këtij viti rritja u ngadalësua për shkak se inflacioni zbehu......

“Kërkesa e huaj rriti ekonominë shqiptare” - Raporti i BB: Zbatimi më i shpejtë i reformave do të shtojë të ardhurat për frymë
“Pavarësisht një ngadalësimi të rritjes së turizmit, sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit ishin nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike në anën e ofertës, duke......

Siguria e furnizimit me energji në vend/ MIE: Projektligj për rezerva strategjike të naftës. Autoritet i posaçëm menaxhimi!
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të......

Rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga e Paundi!
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të vlerës këtë të martë duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me......

Trump dhe G7 shtojnë presionin ndaj Turqisë - A mund të heqë dorë Ankaraja nga energjia dhe gazi rus?
Gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Donald Trump kërkoi që Turqia të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia. Po ashtu, kohët e......