“Gjobat në rritje. Çdo shofer, të paktën një ndëshkim” - Luzi: Rritja e fluksit të qarkullimit ka shtuar ndëshkimet nga policia
Parakalimi i gabuar, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit apo mosvendosja e rripit të sigurimit janë disa nga shkeljet më të zakonshme që kanë sjellë ndëshkime për shoferët.
Gjatë vitit të kaluar, policia rrugore ka vendosur rreth 1.1 milionë gjoba, një shifër që shënon një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Rritja e qarkulimit ka sjellë një më shumë kundravajtje, që nga ana tjetër reflektohet në rritjen e numrit të gjobave. Ne jemi të ndërgjegjshëm që sot po shohim shumë kundravajtje në rrugë.” Shprehet Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në vend numërohen rreth 1.1 milionë leje drejtimi aktive, duke bërë që mesatarisht çdo shofer të jetë ndëshkuar të paktën një herë gjatë vitit të kaluar.
“Këto janë sasi shumë e madhe të gjobave, nëse do i llogarisnim një patrulle të përgjithshme, nuk i del koha në sektroin ku operon të vendos kaq shumë kundravajtje duke rritur numrin e gjobave.” Shprehet ndër të tjera zoti Luzi.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e numrit të gjobave është shtimi i fluksit të lëvizjes, i nxitur nga rritja e numrit të shtetasve të huaj, veçanërisht gjatë sezonit veror.
Gjatë kësaj periudhe, 30% e totalit të gjobave u vendosën pikërisht për shkak të këtij intensifikimi të qarkullimit.
Sondazh

“Harry Fultz”, partneritet me Institutin e Teknologjisë Rochester - Rama: Studentët do marrin edukim të nivelit më të lartë ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu,ishin të pranishëm në institutin “Harry Fultz”, ku formimi akademik dhe......

Pse Deepseek tronditi tregun e “IA”? - Platforma ofron shërbime falas dhe pa kufizime për perdoruesit
Startup-i kinez DeepSeek po sfidon dominimin e kompanive si OpenAI dhe Google, duke ofruar një model inteligjence artificiale më të lirë dhe pa kufizime për......

Parku i madh teknologjik Durana, drejt ngritjes - Miratohet plani i zhvillimit, regjim fiskal dhe doganor i lehtësuar
Qeveria ka miratuar Planin e Zhvillimit të Detajur, që i hap rrugë krijimit dhe funksionimit të Durana Tech Park, si i pari park teknologjik në Shqipëri”.......

Shqipëria interes për punonjësit nga Myanmar - Sipërmarrësit: Kanë kosto më të ulët dhe rendiment të lartë pune
Tregu i punës vijon të mbetet në kërkim të punonjësve. Rekrutimet e punonjësve të huaj u mendua si zgjidhje për kërkesat e sipërmarrjeve. E kryesisht ishin......

Skema e re e pensioneve dhe formula e përfitimit - Ekspertët: Reforma më e mirë. Mirëqënie dhe ulet deficiti
Javën e ardhshme pritet të prezantohen opsionet e mundshme të reformimit të skemës së pensioneve në konferencën ndërkombëtare “Reformimi i sistemit të......

Viti i Ri Kinez, nisin festimet - Mijëra besimtarë mirëpresin fillimin e Vitit të Gjarprit
Mijëra njerëz anembanë botës festuan Vitin e Ri Hënor të mëkurën, duke respektuar traditat dhe ritualet përkatëse. Ky vit shënon vitin e gjarprit dhe......

Sa ndikoi pandemia në rritjen e sigurimit të jetës? - AMF: Shqiptarët, më të ndërgjegjësuar. “Boom” kontratash dhe primesh
Që prej pandemisë, shqiptarët janë ndërgjegjësuar më shumë për sigurimin e jetës së tyre. Në kushtet kur COVID-19 shkaktoi një numër të madh vdekjesh,......

Pagat e larta rrezikojnë Shqipërinë si destinacion turistik - FMN: Rritja e sforcuar dëmton konkurrencën e sektorit
Sektori i turizmit konsiderohet si motori i ekonomisë, duke dhënë ndikim në rritjen e shpejtë saj. Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon se pas një bumi......