Gjoba për mosdeklarimin e parasë fizike në kufi/ Doganat, apel udhëtarëve: Plotësoni formularin për çdo shumë mbi 10 mijë euro
Me rritjen e fluksit të qytetarëve në pikat kufitare, shtohen edhe problematikat sa i takon kalimit me shuma të larta monetare të padeklaruara, duke shkelur kështu legjislacionin në fuqi.
Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, u bën apel të gjithë udhëtarëve që hyjnë apo dalin nga Shqipëria, se duhet të deklarojnë pranë Doganës çdo shumë mbi 10,000 euro ose kundërvlerën e saj: para në dorë, metale të çmuara, gurë të çmuar apo sende me vlerë.
Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar, përpara kontrollit të pasaportës nga autoritetet e Policisë dhe Autoritetet e Sigurisë. Nuk ka rëndësi mënyra e udhëtimit, e cila mund të jetë me avion, anije, makinë, motor, biçikletë, këmbë.
Plotësimi i formularit është falas, por duhet të shoqërohet me dokumente justifikuese të burimit të të ardhurave.
Po ashtu nuk ka rëndësi ku mbahen vlerat monetare: në çantën e dorës, në bagazhe, në mjetin me të cilin udhëtohet apo nëse mjetet monetare janë apo nuk janë në pronësinë e udhëtarëve.
Referuar legjislacionit në fuqi mosdeklarimi apo deklarimi i rremë ndëshkohet me gjobë dhe, në disa raste, trajtohet sipas Kodit Penal.
Konkretisht, për shumat nga 10 000 - 19 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 20 mijë lekë për herën e parë, 10 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 30 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera; për shumat nga 20 000 – 49 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 40 mijë lekë për herën e parë, 20 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 40 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera; për shumat mbi 50 000 euro ose kundërvlera e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 60 mijë lekë për herën e parë, 30 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 50 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera.
Gjobat aplikohen për mosdeklarim në kufi
Vlera e padeklaruar Masa e gjobës fillestare Përsëritja e shkeljes
10.000 -19.999 euro 20 mijë lekë 10-30% e vlerës së fshehur
20 000 – 49 999 euro 40 mijë lekë 20-40% e vlerës së fshehur
Mbi 50 000 euro 60 mijë lekë 30-40% e vlerës së fshehur

Si mund të përfitojë një shqiptar pension nga Italia? Marrëveshja e re që bashkon vitet e punës
Qytetarët shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar në Itali për një periudhë të caktuar kohe, tashmë mund të përfitojnë pension nga shteti italian, në bazë të një......

Situata e zjarreve, 21 vatra në 24 orët e fundit/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive dhe 1 nën monitorim
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 21 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive dhe 1 në monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë:......

Shërbime dentare me preparate të skaduara/ Arrestohen në Tiranë administratori i klinikës dentare dhe një stomatolog
Zbulohet një klinikë dentare në mes të kryeqytetit që kryente shërbime duke përdorur preparate të skaduara. Në kuadër të planit të masave për kontrollet në......

Bizneset nuk “ngopen” me kredi/ BSH: Numër i lartë aplikimesh në tremujorin e dytë. Si u përgjigjën bankat?
Bizneset kanë kërkuar më shumë kredi nga bankat në tremujorin e dytë, por këto të fundit nuk u janë përgjigjur gjithnjë me “po” aplikimeve të tyre. Sipas......

OSHEE miraton lehtësi për borxhet e energjisë/ Këste të ulëta dhe reduktim deri në 100% të kamatvonesave
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka miratuar skema të reja lehtësuese për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura nga faturat e......

Vijon aksioni për sigurinë ushqimore dhe tregun e formalizuar/ Në 9 ditë janë bllokuar 63 ton produkte pa faturë
Aksioni kombëtar për formalizimin e sektorit bujqësor dhe forcimin e sigurisë ushqimore po vijon në disa qarqe të vendit. Strukturat shtetërore po......

Makinat europiane, në pritje drejt SHBA/ Mbizotëron frika e tarifave të reja nga 1 gushti
Porti i Antwerp-Bruges në Belgjikë po përballet me mijëra makina, furgonë, kamionë dhe traktorë në pritje, ndërsa eksportet e automjeteve me destinacion......

Tarifat trondisin kozmetikën franceze/ Një në 5 parfume të shitura jashtë vendit blihen nga amerikanët
Kërcënimet e SHBA-së për një tarifë prej 30 përqind mbi importet nga Bashkimi Evropian e kanë lënë industrinë e bukurisë në Francë të tronditur, me dyshime......