Shqipëria Postuar më 5 Korrik 2025, 12:55

"Gjoba dhe ndjekje penale për shkatërrim të pronës publike" - Kryeministri Rama vijon angazhimin për lirimin e hapësirave

Nga Fabjona Pasho

"Gjoba dhe ndjekje penale për shkatërrim të pronës

Kryeministri Edi Rama vijon angazhimin për rikthimin tek qytetarët të hapësirave publike, të zëna nga bizneset. Në një postim në X, kreu i qeverisë paralajmëron penalitete, nga gjobat, tek ndjekja penale për shkelësit.

"Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori - kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon", shkruan Rama. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat