Gjoba deri 3 mijë euro për donacionet dhe sponsorizimet - Detyrim, publikimi i kontratave dhe deklarimi në Regjistër

Çdo individ apo kompani që bën donacione dhe sponsorizime të ndryshme për institucione publike apo organizata jofitimprurëse, në fusha si arti, sporti dhe kultura, do të përballet me masa administrative në rast të shkeljeve ligjore. Po ashtu edhe institucionet publike.
Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet, i hedhur për konsultim publik, në nenin 27 të tij, parashikon që “mos publikimi i marrëveshjes së donacionit dhe i kontratës së sponsorizimit nga organi publik, si dhe i raporteve të tyre shoqëruese përbën shkelje sipas ligjit të informimit dhe aplikohen sanksionet administrative nga 50.000 deri në 100.000 mijë lekë.
Po ashtu, në draft saktësohet se “Fshehja e të dhënave ne Regjistrin Kombëtar të Donacioneve dh Sponsorizimeve ose deklarimi i pasaktë i sponsorizuesve nga subjektet përfituese të përbën kundërvajtje administrative për organizatën jofitimprurëse, organizatën sportive, shoqërinë sportive, subjektin tregtar në fushën e prodhimit të filmit dhe industrisë audiovizive, si dhe individi në fushën e kulturës, artit, sportit dënohet me gjobë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nga 100.000 - 200.000 mijë lekë.
Gjithashtu, “pranimi i sponsorizimeve të paligjshme nga organizata jofitimprurëse, organizata sportive, shoqëria sportive, subjekti tregtar në fushën e prodhimit të filmit dhe industrisë audiovizive, si dhe individi në fushën e kulturës, artit, nga sponsorizuesit apo donatorët të cilët për shkak të disa kritereve janë të ndaluar me ligj që të financojnë, përbën kundërvajtje administrative për organizatën jofitimprurëse, organizatën sportive, shoqërinë sportive, subjektin tregtar në fushën e prodhimit të filmit dhe industrisë audiovizive, si dhe individin në fushën e kulturës, artit, sportit dhe ndëshkohet me gjobë nga organet tatimore nga 200.000 deri në 300.000 mijë lekë.
Organet tatimore nuk aplikojnë lehtësirat tatimore për sponsorizuesit të parashikuara në këtë ligj në rast të konstatimit të kundërvajtjeve administrative të sipërcituara.
Transparenca në këtë drejtim është për të garantuar që fondet e dhëna apo të përfituara nuk lidhen me fenomenin e pastrimit të parave.
Korridori VIII, lotet që mbyllen sivjet - ARRSH synon aksin nga Elbasani, deri te tuneli i Librazhdit dhe Elbasan-Peqin
Brenda këtij viti parashikohet përmbyllja e punimeve në disa lote të Korridorit VIII rrugor. Përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar bënë me dije për TV......
Java mbyllet e qëndrueshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan nuk ka pësuar ndryshime të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme duke e mbyllur këtë javë në vlera relativisht konstante teksa është blerë......
Skemë e re për sigurimin në bujqësi - Zv.Ministri i Bujqësisë, Guri: Garanton qëndrueshmëri ekonomike
Përmbytjet e fundit në vend kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermerët dhe blegtorët, duke u kthyer në një fenomen të përvitshëm që faturohet tek......
Financim dhe mbështetje për startup-et/ Vendimi në Fletoren Zyrtare. Aplikimi online përmes portalit e-albania
Startup-et do të përfitojnë mbështetje financiare dhe shërbime mbështetëse për zhvillimin e bizneseve të tyre. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi......
Spanja më e kërkuara, rekord turistësh - Vendi i dytë më i vizituar në botë pas Francës, turizmi 13% e GDP
Spanja pret një rritje në turizëm gjatë vitit 2026, pasi shënoi një rekord prej 97 milionë turistësh vitin e kaluar, tha për mediat Ministri i Turizmit Jordi......
Amazon lokalizon databaza të veçanta në Europë - Projekti 7.8 mld euro, do t’u pergjigjet shqëtësimeve konsumatore
Amazon Web Service lançoi një shërbim të ri cloud të vendosur tërësisht në Europë, duke iu përgjigjur shqetësimeve të përdoruesve në lidhje me sigurinë e të......
Kanadaja dhe Kina forcojnë bashkëpunimin - Carney: Partneritet i ri strategjik që premton përfitime "historike"
Kanadaja dhe Kina po krijojnë një partneritet të ri strategjik që premton përfitime "historike" duke shfrytëzuar pikat e forta të njëra-tjetrës, i tha......
Ekonomia gjermane rritet për herë të parë që nga viti 2022 - Ringjallja është një lajm i mirë për eurozonën në tërësi
Ekonomia më e madhe e Evropës tregoi shenja rimëkëmbjeje vitin e kaluar pas pothuajse një dekade të frenuar, por rënia e eksporteve, konkurrenca e fortë nga......


