Gjoba 60 mijë lekë për OJF-të - Projektligji: Në rast mosdeklarimi apo të dhëna të pavërteta, sanksionohen si bizneset
Organizatat jofitimprurëse që deklarojnë të dhëna të pavërteta apo nuk deklarojnë ndryshimet e të dhënave do të gjobiten me 60 mijë lekë”. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik ndryshimet ligjore, që sipas relacionit shoqërues adresojnë problematikat e konstatuara nga Gjykata Kushtetuese në një vendim të vitit 2023. Përmes këtij vendimi, kjo gjykatë ka shfuqizuar detyrimin e organizatave jofitimprurëse për t’u regjistruar, kompetencën e kancelarit për të shqyrtuar regjistrimet e tjera, si dhe masat administrative për shkeljet sipas ligjit.
Në lidhje me masat administrative, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se marzhi i përcaktuar nga 0.1% deri në 1%, nuk plotëson standardet lidhur me qartësinë e normës juridike për sa i përket kuptimit dhe përllogaritjes së gjobave mbi të ardhurat vjetore të deklaruara të organizatave jofitimprurëse, duke i bërë këto ndëshkime për nga natyra e tyre arbitrare.
Po ashtu, sipas GJK-së, këto parashikime janë të paparashikueshme, për sa kohë që nuk është e qartë se si do të zbatohen në drejtim të përcaktimit të shkeljes më të lehtë ose më të rëndë, në mungesë të faktorëve ose kritereve të tjera që mund të çojnë në ndonjë ndryshim në masën e gjobës. “Nga ana tjetër, edhe përcaktimi i gjobës në masën minimale prej 30.000 lekësh konsiderohet, për të njëjtat shkaqe, si një masë joproporcionale në lidhje me synimin që kërkohet të arrihet”, - thuhej më tej.
Ndërkaq, sipas relacionit shoqërues të hartuar nga Ministria e Drejtësisë për përcaktimin e gjobës prej 60 mijë lekësh është mbajtur në konsideratë masa administrative që parashikon ligji “Për regjistrimin e biznesit” për të njëjta shkelje, që lidhen me deklarimet e pavërteta apo mosdeklarimin e tyre.
Sondazh

BE “ndërpret” energjinë ruse - Shtetet anëtare duhet të ndalojnë blerjen e naftës dhe gazit deri në 2027
Bashkimi Evropian ka caktuar vitin 2027 si afatin e fundit deri në të cilin 27 shtetet anëtare duhet të heqin dorë gradualisht nga blerja e energjisë ruse,......

7.24 mld lekë për forcat ushtarake përgjatë 2024 - Për paga ose shërbime, mesatarisht një ushtarak përfitoi 1.8 milionë lekë
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar raportin e monitorimit për vitin e kaluar, ku sipas të dhënave rezulton se janë shpenzuar rreth 7.24 miliardë lekë për......

Dëmshpërblimi i aksidenteve, bie me 3.7% - AMF: Kompanitë e sigurimit paguan më pak dëme në tremujorin e parë
Në tre muajt e parë të 2025, kompanitë e sigurimit kanë paguar më pak dëme. Rreth 1.9 miliardë lekë është shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit......

Skechers shitet për 9,4 miliardë USD - Vendimi i kompanisë vjen për shkak të tarifave të larta të SHBA-së
Kompania Skechers ka rënë dakord të shitet te 3G Capital për 9.42 miliardë dollarë në blerjen më të madhe të industrisë së atleteve deri më sot, duke dalë......

“Përmbyllëm rindërtimin pas tërmetit” - Rama, në Fushë Krujë: PS vjen tek ju me kokën lart
Kryeministri, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka kërkuar banorëve të Fushë Krujës mbështetjen për zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh......

“Tarifat e barnave, humbje për amerikanët” - Industria farmaceutike paralajmëron për pasojat e masave të Trump
Amerikanët do të vuajnë më shumë nëse Donald Trump vendos tarifa për importet e produkteve farmaceutike, pasi ilaçet do të bëhen më të shtrenjta dhe të......

Mbi 46 miliardë lekë për skemën e sigurimeve - Vitin e kaluar 15 mijë ish-punonjës të nëntokës përfituan 1 miliard lekë
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar raportin e monitorimit për 12-mujorin e vitit 2024, ku jepet një pasqyrë e plotë mbi arritjet......

SHBA, efekti “Trump” rrit importet farmaceutike - Prodhuesit e ilaçeve shtojnë furnizimet për të shmangur tarifat e mundshme
Importet farmaceutike në SHBA u rritën në muajin mars, ndërsa prodhuesit e ilaçeve u furnizuan me mallra përpara tarifave të mundshme të SHBA-së për......