Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2025, 11:56

Gjirokastër, përfundon kalldrëmi lidhës në zonën e “7 Krojeve” - Edi Rama: Shtegu i ri krijon një tjetër pol turistik në qytetin e gurtë

Nga SCAN TV

Gjirokastër, përfundon kalldrëmi lidhës në zonën e

Në Gjirokastër kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”. Një video të mbylljes së punimeve e ka shpërndarë kryeministri Rama në rrjetet e tij sociale. Kreu i qeverisë thotë se “ky investim hap një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit dhe krijon një tjetër pol turistik”.

Investimet në Gjirokastër kanë në fokus ngjalljen e traditës dhe kthimin e qytetit në një destinacion sa më të vizituar nga turistët e vendit dhe të huaj. Ato kanë nisur me restaurimin e plotë të zonës së Pazarit dhe kthimin e saj në pedonale, gjë që solli ndryshimin e madh në të bërit turizëm në Gjirokastër.

Drejtuesit e Turizmit në këtë bashki thonë se më investimet e tyre “i paraprijnë sezonit turistik të verës, ku nuk mungon dhe një kalendar i pasur aktivitetesh kulturore, artistike, promovimit të vlerave të folkut, traditës, etj.”.

Restaurimi i plotë i rrugëve të kalldrëmta të qytetit si edhe ndërtimi në funksion të turizmit i parkimit nëntokësor në qendër kanë shtuar fluksin turistik. Të parët që e ndjenë këtë ndryshim janë bizneset e zonës që janë zgjeruar edhe jashtë dyerve të njësive të tyre të tregtimit. Në kalldrëmet e gurta janë të vendosura karrige e tavolina ku ju shërbehet turistëve dhe vizitorëve të shumtë.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat