Gjetjet e anketës mbi klimën e investimeve - Nga digjitalizimi i shërbimeve vendore, të informaliteti dhe integrimi në BE

Së fundmi është zhvilluar një anketë me bizneset për klimën e investimeve në vend, ku janë trajtuar disa nga problematikat më të ndjeshme për sipërmarrjen.
Analiza e zhvilluar me pjesëmarrjen e 166 bizneseve dhe bashkive tregon se panorama e aksesit te biznesit ne sherbimet digjitale vendore mbetet e fragmentuar dhe jo e unifikuar me shërbimet qendrore, ndërsa bashkitë përballen me kapacitete të kufizuara teknike dhe mungesë treguesish të qartë performance.
Bizneset mbeten pozitiv kundrejt dijgitalizimit dhe integrimit, por kërkojnë thjeshtim dhe standardizim të shërbimeve, ulje të kontaktit fizik, si dhe konsultim gjithëpërfshirës së transparencë më të madhe mbi taksat dhe vendimmarrjen vendore.
Sa i përket klimës së investimeve, gjetjet e anketës me 188 biznese evidentojnë disa zhvillime pozitive, por edhe sfida të rëndësishme. Lidhur me administratën tatimore, bizneset kërkojnë përmirësim në komunikim dhe profesionalizëm, raportim më të qartë tatimor, rritje e vendimeve të apelimit në favor të sipërmarrjes. Sistemet digjitale vlerësohen dukshëm më mirë nga viti 2022, por subjektet ende kërkojnë një kontakt me telefon.
Rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), ishte një tjetër pikë e anketës ku 90% e kompanive të anketuara që aplikojnë e marrin rimbursimin. Nga ana tjetër, kërkohet rritje e rimbursimit automatik. Vetëm gjysma e bizneseve aplikojnë, për shkak të perceptimit mbi mungesën e besimit.
Informaliteti, mbetet shqetësimi më i madh për ekonominë. Në anketën mbi klimën e investimeve, 7 në 10 kompani e perceptojnë si të lartë dhe të qëndrueshëm, ku format kryesore janë shmangia e taksave dhe puna në të zezë, ndërsa faktorët nxitës janë korrupsioni dhe konkurrenca e pandershme.
Integrimi në BE ishte një nga temat e anketës, ku rezultoi se vetëm 33% e bizneseve kanë informacion të mjaftueshëm mbi Agjendën e Reformave, 70% e shohin integrimin si pozitiv, por ndërkohë vetëm 30% e bizneseve presin rritje të eksporteve pa mbështetje shtesë.
“OKB duhet të ketë një grua në krye” - Kandidatja kryesore Rebeca Grynspan synon postin drejtues në vitin 2027
Rebeca Grynspan, ish–zëvendëspresidente e Kosta Rikës dhe një nga pretendentet kryesore për t’u bërë Sekretarja e Përgjithshme e ardhshme e Kombeve të......
Rikualifikim urban në Ksamil - Investim rreth 75 mln lekë për rrugë, ndriçim dhe trotuare të reja
Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e garës për ndërtim trotuare, rikualifikim i rrethimeve anësore në rrugët e brendshme dhe rikualifikim hapësirave çlodhëse......
Mbledhja e Këshillit të Investimeve/ Ibrahimaj: Hyrja në tregun e BE kërkon harmonizim me standardet europiane.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, ku u prezantuan pritshmēritë e biznesit mbi......
Anglishtja si gjuhë e dytë - Cili shtet i BE-së e flet më mirë?
Holandezët janë shpallur për të shtatën herë radhazi vendi që e flet më mirë anglishten si gjuhë të huaj në botë, sipas një studimi të ri, edhe pse aftësitë......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka humbur sërish pikë këtë mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe......
Të ardhurat reale, më të ulëta se në vitin 2009 - Familjet greke përfitojnë më pak se përpara krizës
Të ardhurat reale të familjeve greke mbeten 15% më të ulëta se në vitin 2009, përpara se të shpërthente kriza financiare dhe Greqia të hynte në aventurën e......
Rezerva të detyrueshme për të shmangur krizën - Vendimi i qeverisë serbe, pas mbylljes së rafinerisë së naftës NIS
Serbia po finalizon një plan veprimi që përshkruan hapat për të vendosur rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës në treg, pasi rafineria e saj e vetme,......
“Punë ka, por nuk ka profesionistë” - I njëjti refren edhe në Maqedoninë e Veriut
Paradoksi i tregut të punës në Maqedoninë e Veriut po bëhet çdo vit e më i dukshëm me papunësi e lartë nga njëra anë dhe mijëra vende të lira pune nga ana......





