Gjashtë kandidatura për kryetar bordi të AMF - Kush janë personat që duan të administrojnë veprimtarinë e Autoritetit?
Për pozicionin vakant të anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të jetë në të njëjtën kohë edhe kryetar bordi, janë vetofruar 6 kandidatë. Emis Çerava, Julian Naqellari, Petrit Perhati, Artur Ribaj, Saimir Tola dhe Valbona Sanxhaktari janë personat që kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e Autoritetit.
Me përfundimin e mandatit të Olsi Çokut dhe pas mbylljes së një raundi me 2 kandidatura, 1 prej të cilëve u tërhoq dhe 1 u refuzua nga Kuvendi, në mesin e muajit nëntor, Kuvendi i Shqipërisë rihapi aplikimet për këtë pozicion.
Së fundmi, në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat janë zhvilluar intervistat me të gjithë kandidatët, të cilët bënë një prezantim të eksperiencës së tyre dhe ju përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Komisionit.
Të gjithë personat e vetofruar i plotësojnë kriteret për të qenë kandidat për anëtar dhe kryetar bordi, kritere të cilat përfshijnë të qenurit shtetas shqiptar, të kenë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare në ekonomi, juridik, ose të lidhur me shkencën e aktuarëve, të kenë përvojë profesionale të paktën 7 vjeçare, nga e cila të paktën 5 vite në financë-kontabilitet, administrim i shoqërive tregtare, këshillim ligjor i shoqërive tregtare, hartim legjislacioni, shkencë e aktuarëve, sigurime shoqërore dhe pensione, e të tjera.
Kryetari i Bordit organizon dhe administron veprimtarinë e Autoritetit dhe të administratës së këtij Autoriteti, me përjashtim të veprimtarive, që janë në kompetencë të nënkryetarëve apo anëtarëve të tjerë të Bordit, si dhe zgjidhet për një afat 5 vjeçar.
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat do të vijojë me shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e personit më të përshtatshëm për pozicionin, i cili më pas do të emërohet nga Kuvendi.
Sondazh

Propozimi në Kuvend/ “Shtyhet me 2 vjet përjashtimi nga taksat për hotelet luksoze”
Deputeti socialist Blendi Klosi ka propozuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë zgjatjen e afatit me dy vjet për përjashtimin nga tatimi korporativ për......

Britania, vendi i dytë më tërheqës për investime - Sondazhi, renditja më e lartë në 28 vitet e fundit
Mbretëria e Bashkuar është vendi i dytë më tërheqës për investime pas SHBA-së, duke sinjalizuar një rritje në renditje, sipas një sondazhi vjetor të liderëve......

Tregu i punës, gjithëpërfshirës - AKPA: 525 persona me aftësi të kufizuar, të punësuar
Aftësia e kufizuar nuk është pengesë për t’u integruar në tregun e punës. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije, se përgjatë vitit 2024......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 93.8 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë duke humbur pikë nga dje sipas kursit të këmbimit lokal. Euro blihet sot me 98......

CEO i Binance: Bitcoin do të arrijë një nivel të ri historik në 2025
Bitcoin do të arrijë një nivel të ri historik në vitin 2025 si pasojë e lëvizjeve pozitive rregullatore në SHBA nën Presidentin e sapo inauguruar Donald Trump,......

Si një luftë e mundshme tarifore globale mund të godasë zinxhirët e furnizimit të Europës?!
Tensionet gjeopolitike në të gjithë globin janë përshkallëzuar vitin e fundit, të nxitura nga konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe lufta midis......

Eksporti i vajit të ullirit, ekspertët: Të formalizohet produkti
Vaji i ullirit zë vetëm 1% të eksporteve globale të Shqipërisë. Pavarësisht prodhimit të lartë, produkti shqiptar e ka të vështirë depërtimin në tregun......

Franca ka nivelet më të larta të depresionit në Europë. Si krahasohet me vendet e tjera?
Franca mund të ketë pasur nivelin më të lartë të depresionit para pandemisë midis vendeve europiane, sipas një analize të re të një studimi shëndetësor të......