“Giro D’Italia”, qeveria shton me 4 mln euro buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Qeveria ka vendosur të bëjë një shtesë fondi prej 4 milionë eurosh për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në buxhetin e vitit 2025. Shkak i shtimit të buxhetit është financimi I këstit të dytë të kontratës për realizimin e tri tureve të para të “Giro D’Italia” .
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, në zërin “Shpenzime korrente”, në artikullin 605 “Transferta me jashtë”, të programit buxhetor “Zhvillimi i sportit”, i shtohet fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, për financimin e këstit të dytë të kontratës për realizimin e tri tureve të para të “Giro d’Italia 2025”, në Republikën e Shqipërisë.
2. Fondi sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2025, dhe përdoret për kryerjen e pagesës së këstit të dytë, sipas përcaktimeve në kontratën e nënshkruar ndërmjet palëve, për vitin 2025.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Sondazh

Kultivimi i kanabisit industrial, Qeveria miraton zonat kadastrale ku do të lejohet mbjellja
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për zhvillimin e industrisë së kanabisit në Shqipëri. Sipas këtij vendimi, janë përcaktuar zonat kadastrale ku do të......

Forumi për sigurinë dhe mbrojtjen bën bashkë shoqatat e biznesit-Hasani: Me teknologjitë e reja duhet të modernizojmë sektorët e mbrojtjes
Ambasada Çeke në Tiranë, në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Dhomën e Tregtisë së Tiranës, si dhe Shoqatën e......

Qeveria miraton projektligjin-Banka e Zhvillimit, miratim me procedurë të përshpejtuar
Qeveria në mbledhjen e saj të fundit kaloi për në Kuvend për shqyrtim dhe miratim me procedurë të përshpejtuar projektligjin “Për Bankën Shqiptare të......

Ndryshime në qeveri, Florian Semani emërohet zv.ministër i Financave
Florian Seman është emëruar në postin e zëvendësministrit të Financave. Emërimi u bë pas vendimit të marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte në......

Franca ofron armët bërthamore për të mbrojtur Evropën - Macron, i gatshëm të ndihmojë kontinentin ndaj kërcënimit rus
Franca është e hapur për të diskutuar zgjerimin e mbrojtjes së ofruar nga arsenali i saj bërthamor për partnerët evropianë, tha Presidenti Emmanuel Macron,......

'Mbrojtja civile duhet të rritet' - Pse Holanda po rekomandon qytetarët që të marrin pajisje urgjence 72-orëshe?!
Ministri holandez i Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel, lëshoi një rekomandim për të gjithë qytetarët që të përpilojnë komplete emergjence 72-orëshe......

2035, si do të jetë bota pas 10 vitesh? - Lufta III Botërore, ndryshimi i klimës, robotët, ndër rreziqet kryesore
Bota në vitin 2035, pra në 10 vjet, nuk do të na kënaqë aspak, nëse verifikohen vlerësimet dhe parashikimet e ekspertëve. Me siguri, disa prej jush kanë......

“Ndotja e ajrit në Tiranë, tej normave” - Bejko: Tejkalim i 4 ndotësve në 10, nga 12 stacione monitorimi
Niveli i dykosidit të karbonit, dyoksidit të azotit dhe grimcave PM10 dhe PM2.5 në Tiranë është tej normave të lejuara. Të dhënat i përkasin Raportit......