Gentian Sala në krye të AKEP? - Këshilli i Ministrave dërgon propozimin për miratim në Kuvend
Së shpejti Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) do të ketë drejtues të ri. Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit kandidaturën e Gentian Sala, për pozicionin vakant të anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, i cili do të mbajë edhe postin e Kryetarit. Këshilli Drejtues përbëhet nga Kryetari dhe pesë anëtarë.
Më 10 janar Qeveria shpalli thirrjen për aplikime të kandidatëve që përmbushin kriteret për këtë vend vakant, pas përfundimit në muajin dhjetor të mandatit të Tomi Frashërit.
Kandidati Gentian Sala, në periudhën 2014-2019 ka qenë drejtor i Autoritetit të Mediave Audiovizive. Pas kësaj detyre, ai ishte në krye të sekretariatit për koordinimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës.
I diplomuar për juridik në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Sala ka ndjekur më pas një specializim Master për “Studime Evropiane”. Prej vitit 2004 ai mban titullin avokat, ndërsa zotëron gjuhën angleze dhe italiane.
Rreth dy muaj më parë AKEP dha autorizimin për përdorimin e frekuencave në brezin 3,5 GHz nga Vodafone dhe One Albania, duke i hapur kështu rrugën zbatimit të teknologjisë 5G në vendin tonë.
Sipas kushteve të autorizimit, dy operatorët janë të detyruar që përmes këtyre frekuencave, të mbulojnë me shërbim 55% të popullsisë deri në fund të vitit 2027 dhe 85% të popullsisë deri në fund të vitit 2030.
Brenda vitit 2025, sipërmarrësit duhet të sigurojnë mbulimin e porteve, aeroporteve dhe disa hapësirave të tjera me rëndësi social-ekonomike, ndërsa përparësi për sa i takon mbulimit do të kenë edhe zonat e rëndësisë së veçantë, ku përfshihen zonat turistike, parqet kombëtare, rrugët, autostradat e tunelet dhe zona të përfshira në projekte zhvillimore të ndryshme.
Sondazh

Eksportet bujqësore, 21% rritje në 2024 - Prodhimet shqiptare fitojnë terren në tregjet e huaja
Rritja e eksporteve të produkteve “Made in Albania” përgjatë vitit 2024, tregon një pasqyrë të qartë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në......

Pasuria e miliarderëve u rrit me 2 tln USD në 2024 - Shkalla e rritjes ishte 3 herë më e shpejtë se një vit më parë
Pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 2 trilionë dollarë në 2024, tre herë më shpejt se një vit më parë, duke arritur në 5.7 miliardë dollarë në ditë,......

Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane - Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë
Kryeministri vendit Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti. Ai është shprehur se tashmë,......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota pozitive duke u blerë sot me 94 lekë dhe duke u shitur me 95.2 lekë. Euro blihet sot me 98 lekë dhe shitet me......

WEF paralajmëron: Kostot ekonomike të fragmentimit global mund të jenë më të mëdha se pandemia Covid-19!
Kostot ekonomike të fragmentimit global mund të jenë potencialisht më shumë se pandemia Covid-19, si dhe kriza globale financiare (GFC) e 2008-ës, sipas......

Sa shpenzuan “fqinjët” në Shqipëri gjatë sezonit turistik? Maqedonia e Veriut më “dorëlëshuar”, Serbia renditet në fund të listës
Industria e turizmit në Shqipëri ka përjetuar ditët më të mira përgjatë vitit 2024, duke kontribuar ndjeshëm në ekonomi. Pritshmëritë janë që ky sektor të......

Kriza e patates në Europë - Fermerët heqin dorë nga rritja e tyre si pasojë e rritjes së kostos!
Prodhimi i patates në Rumani vazhdon të bjerë, pasi kostot e farës janë dyfishuar vitet e fundit dhe puna është bërë gjithnjë e më e shtrenjtë dhe e vështirë......

Programi i BSH, SME-të 25 mln kredi me interes të ulët - Erald Themeli: Fondi total në dispozicion është 25 miliardë lekë
Bizneset e vogla dhe të mesme do të mund të marrin deri në 25 milionë lekë kredi me norma shumë të ulta interesi. Kjo lehtësi është pjesë e programit për......