Gati tenderi për hyrjen veriore të Tiranës - 138.6 mln lekë për lidhjen direkte të autostradave të veriut me unazën e re

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes veriore të Tiranës, një projekt që synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë mes autostradave të veriut dhe unazës së re të Tiranës, duke anashkaluar Kamzën.
Tenderi do të ketë një fond limit prej 138.6 mln lekë, ndërsa projekti ishte paralajmëruar para disa javësh edhe nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli gjatë emisionit Inside News, në TV SCAN. Kozeli bëri me dije se projektimi i hyrjes veriore të Tiranës është pjesë e masave për lehtësimin e trafikut në kryeqytet.
Sipas tij, kjo hyrje e re në kryeqytet që do të sjellë shkarkimin e trafikut drejt veriut, duke e konsideruar një zgjidhje shtesë për trafikun e qytetit.
Aktualisht, një pjesë e konsiderueshme e trafikut që vjen nga veriu kalon përmes nyjes së Kamzës për t’u lidhur me rrugët kryesore të kryeqytetit. Ndërtimi i një korridori të ri pritet të krijojë një alternativë për automjetet tranzit dhe të reduktojë ngarkesën në hyrjen ekzistuese të Tiranës.
Projekti vjen në një kohë kur po avancojnë edhe investime të tjera të rëndësishme infrastrukturore në zonën e Tiranës dhe korridorin veri-jug, përfshirë segmentet e autostradës Adriatiko-Joniane dhe projektin e bypass-it të Tiranës, i cili synon të devijojë trafikun tranzit jashtë zonave urbane.
Fshihen 215 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve - Tatimet: Subjektet, afat deri më 30 Qershor për të paguar vetëm 50% të detyrimit
Administrata tatimore po vijon normalisht procesin e faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara deri ne 31.12.2014. Sipas të dhënave zyrtare nga ky......
Diploma humb terren në tregun e punës - Xhihani: Punëdhënësit kërkojnë më shumë aftësi praktike
Për vitë me radhë, posedimi i një diplome universitare është konsideruar një arritje e rëndësishme, megjithatë, teksa tregu i punës ndryshon në mënyrë të......
Investim për rrjetin elektrik në zonat rurale të Burrelit - OSSH hap garën mbi 213 milionë lekë. Synohet më shumë siguri dhe efikasitet
Drejtoria Rajonale e OSSH Burrel ka shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për projektin “Rikonstruksion i rrjetit TM 10 kV dhe TU 0.4 kV, një investim......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht me një rritje relativisht të lehtë të kuotës në raport me javën që lamë pas teksa është blerë mëngjesin e sotëm......
50 milionë paund në minerale kritike - Investimi i Britanisë për të zvogëluar varësinë nga importet
Britania do të investojë 50 milionë paund për të rritur prodhimin vendas të mineraleve kritike, tha qeveria të hënën, ndërsa kërkon të zvogëlojë varësinë nga......
Cilat kryeqytete evropiane janë më të shtrenjta? - Qiratë mesatare. Nga 3,350 euro në Gjenevë, në 470 euro në Shkup
Strehimi është shpenzimi më i madh për familjet. Duke përfshirë shërbimet, ai përbën pothuajse një të katërtën (23.6%) të shpenzimeve familjare në BE, sipas......
Kina vendos kufizime për dhjetëra firma amerikane - Në shenjë hakmarrjeje për listën e “zezë” të Pentagonit
Kina vendosi kufizime të reja tregtare ndaj dhjetëra subjekteve amerikane, duke u hakmarrë ndaj masës së Uashingtonit për të shtuar më shumë kompani kineze......
Dalje në pension në moshën 70-vjeçare? - Qeveria gjermane po merr në konsideratë këtë opsion
Gjermania po shqyrton rritjen e moshës së daljes në pension dhe krijimin e një fondi shtetëror pensionesh, sipas propozimeve nga një komitet i emëruar nga......



