Gati rikualifikimi urban në Astir - Investim 88.5 mln lekë për rrugët “Joklin Persi” e “Arben Mekshi”

Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e rrugës “Arben Mekshi” dhe “Joklin Persi”. Fondi limit i përllogaritur është 88 milion e 599 mijë lekë.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, segmenti rrugor i parë rruga “Joklin Persi” shtrihet në zonën e rrethrrotullimit të Astirit dhe ka një gjatësi prej 550 m. Gjerësia e rrugës shkon 3.5-4m. Pjesa më e madhe e kësaj rruge është riparuar pas vitit 2018 dhe është e shtruar me asfalt, por pa praninë e trotuareve ose veprave të tjera për kufizimin e rrugës.
Ndërsa, segmenti rrugor i dytë rruga"Arben Mekshi” lidhet me rrugën “Joklin Persi” në formën e një unaze dhe gjatësia e saj shkon 172m. Gjerësia e rrugës varion 4-5m. Në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti mungon paketa e plotë asfaltike, me të gjithë elementet përbërës të saj. Aksesueshmëria në banesat private me anë të këtij aksi rrugor është mjaft e vështirë për shkak se rruga është e shumë e dëmtuar. Gjithashtu mungon ndricimi në një pjesë të mirë të saj.
Sipas projektit, i gjithë blloku që kufizohet nga rrugët “Joklin Persi”dhe “Arben Mekshi”, do të kthehet në një zonë urbane banimi në të cilën qarkullimi automobilistik do të përmirësohet nëpermjet ndërhyrjeve të reja që parashikohen të bëhen duke krijuar disa zona të reja zhvillimore.
Referuar dokumentit, do të rehabilitohet i gjithë blloku me të gjithë elementët e infrastrukturës rrugore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone, konkretisht ndërtimin e shtresave rrugore, trotuarëve, ndriçimin, kanalizimet dhe gjelbërimin.
Gjithashtu, parashikohet ndërtimi i parkimeve referuar rregulloreve dhe hapësirave faktike. Të gjithë këto elementë do të bëjnë të mundur krijimin e një zone mjaft komode për lëvizjen dhe për jetesën në zonat e banuara që kanë akses në rrugët që parashikohen të rehabilitohen në Lagjen 14 në kryeqytet.
Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Paundi britanik dhe Franga zvicerane
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke pësuar zbritje të lehtë të kuotës nga dita që lamë pas teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur......
Energjia diellore arrin rekord në Shqipëri - 13.2% e prodhimit vendas në vitin 2025, ulet prodhimi nga hidrocentralet
Energjia elektrike e prodhuar nga impiantet diellore ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke arritur për herë të parë në 13.2% të prodhimit......
Sa humb BE nga falsifikimet e mallrave? - Mallrat kineze kryesojnë. Inspektimi i plotë doganor, ende i vështirë
Zyrtarët në Aeroportin e Liezhit, i pesti më i madh i mallrave në Evropë dhe një nga portat kryesore të hyrjes në Evropë nga shitësit me pakicë jashtë......
“Nuk mund ta përballojmë dot” - Punëtorët e BE-së largohen nga Gjermania
Për një kohë të gjatë, migrimi i punëtorëve të kualifikuar ndihmoi në mbajtjen në funksion të tregut të punës në Gjermani. Por një studim i ri i Ministrisë......
“Ofrojmë siguri për tregtinë detare në Hormuz” - Presidenti Trump shprehet për shoqërimin e anijeve cisternë të naftës
Presidenti Donald Trump tha se i kishte urdhëruar Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Financiar të SHBA-së të ofronte sigurim për rrezikun politik dhe......
Çmimet globale të naftës nuk ndalen - Rriten me 3%, ndërsa kriza e Iranit frenon furnizimin në Lindjen e Mesme
Çmimet e naftës u rritën me 3% të mërkurën, ndërsa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit ndërpreu furnizimet në Lindjen e Mesme. Por, ritmi i fitimeve u ngadalësua......
Bashkëpunimi doganor, kreu i Doganave pret Drejtuesen e Sekretariatit të CEFTA-s
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, priti në një takim Drejtoren e Sekretariatit të CEFTA-s, (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës......


