Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë në diasporë/ Rreth 4 në 10 prej tyre janë në kulmin e jetës profesionale

Diaspora shqiptare nuk përfaqëson thjesht një bashkësi qytetarësh që jetojnë jashtë vendit, por një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë. Sipas vlerësimeve të INSTAT për vitin 2025, rreth 2.2 milionë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë territorit të vendit, çka përbën afro 49% të numrit të përgjithshëm të shtetasve shqiptarë. Ky tregues nxjerr në pah se një pjesë shumë e madhe e kapitalit njerëzor të Shqipërisë është e përqendruar jashtë kufijve të saj.
Brenda këtij numri reth 77% i përkasin grupmoshës 15-64 vjeç. Brenda kësaj kategorie, bërthama më e madhe është te moshat 25-29 vjeç, 30-34 vjeç, 35-39 vjeç dhe 40-44 vjeç.
Grupmosha më e madhe në diasporë rezulton ajo 30-34 vjeç, me 234,540 individë, ose rreth 10.4% të totalit. Pas saj vijnë grupmosha 35-39 vjeç me 224,071 individë.
Në total, shqiptarët e diasporës të moshës 25-44 vjeç arrijnë në rreth 880 mijë persona, ose afro 39 % të gjithë diasporës. Kjo do të thotë se gati 4 në 10 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë në fazën më aktive të jetës profesionale dhe familjare.
Një tjetër tregues me peshë është edhe prania e lartë e fëmijëve dhe të rinjve. Grupmosha 0-14 vjeç përfshin 399,503 individë, ose rreth 17.7% të totalit, duke treguar se diaspora nuk përbëhet vetëm nga emigrantë të brezit të parë, por edhe nga familje të krijuara jashtë vendit.
Pjesa më e madhe e diasporës shqiptare përbëhet nga meshkuj, por në grupmoshat më të avancuara vihet re një prani më e lartë e femrave. Të dhënat tregojnë se nga mosha 70 vjeç e lart, numri i grave e tejkalon atë të burrave.
Aksioni anti-informalitet tek pronat - Pipiria: Të shtrihet në gjithë spektrin e transaksioneve të pasurive të paluajtshme
Administrata tatimore po vijon aksionin e kontrolleve në agjencitë immobiliare për formalizimin e tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet......
Zgjerohet tregu i fondeve të pensionit privat - Raporti 2025 i AMF: Vlera neto e aktiveve, 9,8 mld lekë. Numri i anëtarëve, 49,218
Tregu i fondeve të pensionit privat ka vijuar tendencën e tij në rritje, sa i përket vlerës së aktiveve neto dhe numrit të anëtarëve. Referuar raportit për......
Gjermania vendos ulje të çmimit të karburantit - Qeveria miraton paketën 1.6 miliardë euro për të përballuar krizën energjetike
Qeveria gjermane ka vendosur për një lehtësim të çmimit të karburantit për konsumatorët dhe bizneset, nëpërmjet një pakete me vlerë 1.6 miliardë euro, duke i......
Irlanda, masa për uljen e çmimit të karburanteve - Vendimi, pas protestave dhe bllokimit të rrugëve dhe porteve
Policia irlandeze largoi traktorët dhe kamionët që kishin bllokuar trafikun dhe infrastrukturën e naftës në të gjithë vendin gjatë një vale protestash kundër......
Cilat janë mallrat kryesore të importit që “furnizojnë” buxhetin? - Karburantet dhe cigaret udhëheqin listën. Automjetet e përdorura sjellin 97 mln euro
Importet vijojnë të jenë një nga shtyllat kryesore të të ardhurave në buxhetin e shtetit, duke reflektuar jo vetëm strukturën e konsumit në vend, por edhe......
Sa i takon çdo shqiptari nga “kursimi” i ekonomisë? Rreth 18% e asaj që prodhohet në një vit nuk përdoret për konsum final
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria kursen rreth 18.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Kursimi i ekonomisë” është pjesa e asaj që prodhon një......
Çfarë ka ndodhur me bizneset në 5 vite? - Kapitali i huaj dominon nga Italia, ndjek Kosova dhe Greqia
Sipërmarrja në Shqipëri po fiton terren. Numri i bizneseve të reja në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave për......
Aksi Shirokë–Zogaj përfundon në mesin e majit - Koçiu: Do të lehtësohet qarkullimi, investim i rëndësishëm për turizmin
Zv. kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektuan punimet në segmentin Shirokë - Zogaj, një aks i ri që do......


