Gati 500 milionë lekë për Fermën Didaktike Valias - Hapet tenderi për ndërtimin e parkut multifunksional në kuadër të “100 fshatrave”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e një modeli të integruar të zhvillimit në formën e një parku multifunksional me temën e 100 fshatrave: Ferma Didaktike Valias.
Fondi limit për këtë projekt përllogaritet në 499 milionë e 725 mijë lekë, ku parashikohet të kthehet në një qendër referemi për inovacionin në bujqësi, edukim dhe zhvillim rural.
Projekti “Ferma Didaktike Valias" do të sjellë një risi në zhvillimin e zonës e të fermave, por njëkohësisht do t’i shërbejë institucionit të arsimit të lartë, Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të zhvilluar studentët praktikat mësimore në të.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, gjeografikisht zona e projektit përfshin të gjithë hapësirën midis rrugëve “Thethi”, “Suleve” “Kallareve” dhe “Willson”, pjesë të bashkisë Kamëz. Kjo hapësirë do të vihet në një funksion të një modeli të integrur, duke përfshirë dhe aspektin edukativ. Gjithashtu theksohet, se ky projekt është konform standarteve bashkëkohore.
Hapësira zë një sipërfaqe prej 15 ha. Kjo sipërfaqe është nën administrimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ferma e parë didaktike në vend do të shërbejë si Fermë Didaktike Eksperimentale për nevojat e UBT, ku do të përfshihen pedagogë, studentë, por do të zhvillohen edhe procese eksperimentale në këtë hapësirë moderne.
Mendimi juaj

Humbjet e energjisë ranë me 1.1% - Përmirësimi i treguesit erdhi nga sistemi i transmetimit, shpërndarja në rritje
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë 3-mujorit të parë 2025 në raport me të njëjtën periudhë një vit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i......

Fundi i pushimeve të lira verore? - Eksperiencat luksoze po bëhen gjithnjë e më të paarritshme!
Ditët e të ashtuquajturave "udhëtime hakmarrjeje" që filluan pas pandemisë, sipas të gjitha gjasave, kanë mbaruar. Pas izolimit të gjatë në vendet e tyre të......

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025
Trendet në botën digjitale ndryshojnë vazhdimisht, duke sjellë risitë më të fundit në jetën e përditshme të përdoruesve. Tashmë, pjesa më e madhe e njerëzve......

Kriza e strehimit përfshin Greqinë - Çfarë e ka shkaktuar rritjen e ndjeshme të qirave?
Grekët po vazhdojnë të përballen me probleme serioze në gjetjen e strehimit, pasi qiratë në vend po bëhen gjithnjë e më "të pakapshme". Çmimet e qirave edhe......

Tregu i punës favorizon meshkujt/ Hendeku gjinor në vend, diferencë e lartë mes punësimit të dy gjinive
Në vitin 2024, Shqipëria renditet ndër vendet me hendekun më të thellë gjinor në punësim në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, diferenca mes normës së......

Akomodimi për pushime shtrenjtohet me 3-5% - Në Dhërmi mesatarisht 95 euro/nata, Ksamili në rënie të lehtë
Në prag të sezonit turistik veror, çmimet e apartamenteve që jepen me qira ditore në zonat më të frekuentuara turistike, si Dhërmi, Shëngjin, Himarë dhe......

Pensionet, rekord të ardhurash - 600 milionë euro të paguara nga punonjësit, shtesë me 65 milionë euro
Pavarësisht raport të ulët midis kontribuuesve dhe përfituesve, skema e pensioneve ka nisur të përmirësohet. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave......

Shqipëria, eksportuese e shërbimeve kompjuterike? - Sejko: Kemi potencial. Solovova e BERZH: Do të shtojmë investimet në infrastrukturë
Shqipëria ka potencial për t'u bërë një eksportuese e shërbimeve kompjuterike u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë prezantimit të......