Shqipëria Postuar më 4 Dhjetor 2024, 15:16

Gati 1 milion transaksione të kryera në arkë - BSH: Bizneset tërhoqën dhe depozituan më shumë para’ se individët

Nga Ledina Elezi

Gati 1 milion transaksione të kryera në arkë - BSH: Bizneset

Pavarësisht se numri i transaksioneve të realizuara pranë sporteleve fizike të bankave ka pësuar rritje si për individët, ashtu edhe për bizneset, këta të fundit rezultojnë të kenë kryer në arkë veprime në vlera shumë herë më të larta se individët. Kjo për arsye se bizneset kanë një qarkullim më të madh parash se individët, por gjithashtu edhe për shkak se depozitime të mëdha parash ose shërbime të tjera specifike për biznesin nuk mund të kryhen në ATM, apo përmes mobile banking.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se numri i transaksioneve në arkë u regjistrua në 965 mijë, një rritje kjo me 1% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit. Gati 81% e këtyre transaksioneve janë depozitim parash, ndërsa 19% janë tërheqje në arkë. Sipas përllogaritjeve, rreth 316 miliardë lekë janë depozituar vetëm përmes arkës, ndërkohë që 127 miliardë lekë janë tërhequr nga bizneset në periudhën korrik-shtator.

Përgjatë 2024-ës, nga bizneset janë realizuar gjithsej 2.8 milionë transaksione në sportelet fizike të bankave të nivelit të dytë.

Për sa i takon transaksioneve periodike, nga statistikat e Bankës së Shqipërisë rezulton se në tremujorin e tretë janë kryer 77 mijë transferta kreditimi dhe 6 milionë transferta debitimi. Rreth 58 miliardë lekë vlerësohet të jetë disbursimi kredisë, pra depozitimi i fondeve të kredisë në llogarinë e biznesit, ndërsa 179 miliardë janë pagesat e interesave të depozitave.

Nga ana tjetër, transfertat e debitimit kanë pësuar rritje në numër, por një ulje në shumën e transaksioneve. Shlyerjet e kartave të kreditit rezultojnë në 3.4 miliardë lekë, ndërkohë që pagesat e kësteve të kredisë në 37 miliardë lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat