Shqipëria Postuar më 29 Maj 2026, 12:37

“Garantojmë shërbime më të larta digjitale”/ Kryeministri Rama, në prezantimin e kompanisë Albanian Digital Solution

Nga Diamila Leka

“Garantojmë shërbime më të larta digjitale”/

Albanian Digital Solution Sh.A, është kompania që ka në fokus modernizimin e shërbimeve si dhe të suportojë forcimin e inovacionit teknologjik në vend. Gjatë prezantimit të kompanisë, kryeministri Edi Rama e cilësoi si një ditë të shënuar përsa i përket transformimit digjital dhe se tashmë infrastruktura digjitale është ngritur konsiderueshëm.

Ditë e shënuar në rrugën e revolucionit dixhital. Sot ne bëjmë publike një kompani të re, e cila krijohet si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike. AKSHI është histori e jashtëzakonshme suksesi, e cila ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë, një rrugë që ka nisur me një grusht shërbimesh dhe që pastaj ka kulmuar në 1200 shërbime publike online. Rrugë që ka nisur me një grusht njerëzish dhe më pas ka kulmuar me mbi 3 milionë përdorues, si rezultat edhe i momentit dramatik të pandemisë, ku e-Albania u bë shpëtimtare për shëndetin e shqiptarëve, ku përmes saj u zbatuan edhe masat e domosdoshme kufizuese”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj deklaroi se kjo kompani synon të krijojë shërbime dhe produkte të tregtueshme për tregje më të mëdha.

Është konceptuar një strukturë moderne. Reflekton një vizion të ri të shtetit digjital shqiptar. ADS synon që shqiparia jo vetëm të ndërtojë produkte dhe shërbime për administratën publike, por edhe ti eksportojë ato”, sqaroi ministrja.

Sipas parashikimeve të qeverisë, brenda tre viteve ADS pritet t’i kursejë buxhetit të shtetit një shumë të konsiderueshme financiare, të barabartë me kostot aktuale të mirëmbajtjes së sistemeve elektronike. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat