Garantim integritetit të procesit zgjedhor - Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe KQZ, protokoll koordinimi
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi firmosën një Protokoll Koordinimi dhe Bashkëpunimi.
Ky protokoll synon garantimin e integritetit të procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025 dhe parashikon masa të koordinuara për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.
Protokolli synon forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar një shkëmbim të shpejtë dhe efikas të informacionit mes institucioneve përgjegjëse për ndjekjen e veprave penale zgjedhore. Angazhimi i përbashkët i palëve nënshkruese do të mundësojë koordinimin efektiv të veprimeve hetimore, duke krijuar mekanizma të qëndrueshëm për monitorimin dhe ndjekjen ligjore të çdo rasti që cënon procesin zgjedhor.
Përmes këtij kuadri bashkëpunimi, institucionet pjesëmarrëse angazhohen të punojnë në mënyrë të vazhdueshme për forcimin e sistemit të drejtësisë zgjedhore, duke siguruar një proces elektoral të drejtë dhe të pandikuar nga elementë të jashtëm. Me nënshkrimin e këtij protokolli, synohet rritja e transparencës, forcimi i besimit publik tek procesi zgjedhor dhe krijimi i një mjedisi ku shkeljet zgjedhore parandalohen dhe ndëshkohen në mënyrë efektive.
Ndërkohë, në mbledhjen e fundit qeveria miratoi vendimin “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025”.
Sipas ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, duke nisur nga data 3 mars, do të ndalohet çdo procedurë rekrutimi e re në administratën shtetërore gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Adea Pirdeni: “Procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë që të marrin në punë punonjës të rinj, por asnjë procedurë e re në ministri, në institucionet e varësive, nuk do të zhvillohen procedura të reja rekrutimi. Ky vendim parashikon vetëm një përjashtim në raste të jashtëzakonshme emergjencash në fusha si infrastruktura kritike, shëndetësia, arsimi ose mbrojtja.”
Sondazh

“Forcat e Armatosura kërkojnë 350 marinarë” - Kolonel Nebiaj: Është rritur interesi nga të rinjtë. Ofrohet punësim edhe për IA
Që prej datës 19 shkurt janë hapur aplikimet për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Akademia Ushtarake ishte pjesëmarrëse në......

“Paga 2 mijë deri në 3 mijë euro” - Çelet panairi “Work&Study”, mbi 5000 vende të lira pune
Çelet për herë të 16-të panairi “Work & Study” në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në këtë panair marrin pjesë 80 biznese dhe mbi 25 universitete, që......

Pol i ri turistik në Sarandë - FSHZH hap tenderin 380 mln lekë, ndërhyrje te “Kodra e Gjashtës”
Zona e quajtur “Kodra e Gjashtës” në Sarandë do të kthehet në pol turistik. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me fond limit rreth 380 mln lekë,......

BERZH parashikon ngadalësim të ekonomisë - Faktorët ndikues janë kërkesa e dobët dhe pasiguria tregtare
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur parashikimin ekonomik rajonal për vitin 2025 me 0.3 pikë përqindjeje, në krahasim me perspektivën......

AMF: Të ardhurat nga sigurimi i jetës, rritje me rreth 11.4 % në janar 2025!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njoftoi përmes raportit të fundit të publikuar se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për Janar 2025......

Mbi 19 miliardë euro humbje - Bundesbank regjistron rezultatin më të keq në histori
Banka qendrore e Gjermanisë pësoi një humbje rekord prej 19.2 miliardë euro vitin e kaluar, duke shënuar pengesën më të fundit për ekonominë më të madhe të......

Një hap afër ekosistemit europian të inovacionit - Nga financimet, te mobiliteti. EIT, mbështetje për inovacionin në Shqipëri
EIT, Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë, pjesë e Horizon Europe zhvilloi “Info Day” lidhur me EIT për Universitetin e Tiranës, në përbërje të......

Depozitat shtohen me 771 milionë euro/ Kursimet në lekë u rritën 4 herë më shumë se ato në euro
Viti 2025 ka nisur me 1.39 trilionë lekë depozita në paranë e gjerë, sinjalizojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me muajin paraardhës, rritja......