Shqipëria Postuar më 23 Dhjetor 2024, 11:52

Garancitë sovrane, sa e kanë rritur kreditimin e bizneseve? - Bankat: Janë përdorur shumë pak. Ndërmarrjet, të pandërgjegjësuara

Nga Ledina Elezi

Garancitë sovrane, sa e kanë rritur kreditimin e bizneseve? - Bankat:

Si për bankat, ashtu edhe për institucionet e mikrofinancës, skemat e garancisë sovrane janë katalizatorë për rritjen e kredisë. Megjithatë, ato janë shprehur skeptike për efektivitetin që garancitë sovrane kanë pasur në Shqipëri.

Nga anketimi i realizuar prej Këshillit të Investimeve, vetëm 2 nga 6 bankat që marrin pjesë në skemat e garancisë së kredisë i shohin ato si shumë efektive në rritjen e kredisë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndërsa 3 nga 6 besojnë se këto skema kanë një ndikim të moderuar në rritjen e kredisë.

Ndërkohë që është e vërtetë që si bizneset ashtu edhe bankat kërkojnë më shumë instrumenta për zbutjen e kredisë dhe rrezikut, promovimi dhe përdorimi i garancive sovrane të aplikuara deri tani ka qenë relativisht i ulët. Kjo edhe për arsye se bizneset kanë një ndërgjegjësim të kufizuar për skemat e garancisë së kredisë.

Nga ana tjetër, komuniteti i biznesit, veçanërisht gratë sipërmarrëse, shprehin shqetësime lidhur me transparencën dhe mbështetjen institucionale. Komuniteti i biznesit sugjeron që qeveria të rrisë angazhimin dhe të ofrojë garanci sovrane për gratë që nuk kanë kolateral.

Ndërkaq, Këshilli i Investimeve rekomandon që të zgjerohen skemat e garancisë për të lehtësuar dhe krijimin e produkteve financiare inovative, si për shembull mbështetja e nismave digjitale, produkte specifike kreditimi për gratë.

Gjithashtu, përshtatja e modeleve inovative të ndarjes së riskut mund të krijojë një standard të ri në financim. Disa masa që mund të ndërmerren nga qeveria dhe komuniteti i donatorëve janë edhe rritja e përdorimit të skemave të garancisë së kredisë pjesore.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat