Garancia sovrane në bujqësi, interes të ulët - Financat, Bujqësia dhe BSH, takim me bankat: Orientoni fermerët drejt skemës

Disa muaj pas hapjes së dritës jeshile të garancinë sovrane në bujqësi, ka nisur dhe interesi i biznese agro-përpunuese për të përfituar nga kjo skemë me qëllim kryerjen e investimeve për të cilat kanë nevojë. Por duke qenë se deri më tani aksesi ka qenë i ulët dhe me qëllim evidentimin e problematikave dhe marrjen e masave përkatëse, u zhvillua një takim gjithëpërfshirës midis Ministrit të Financave Petrit Malaj, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Ministrit të Bujqësisë Andis Salla, si dhe Drejtorëve të Përgjithshëm të bankave tregtare që operojnë në vend dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se sektori bujqësor mbetet një prioritet strategjik i Qeverisë së Shqipërisë. Sipas tij, me afrimin e integrimit të ekonomisë shqiptare në tregun e përbashkët evropian është e nevojshme që biznesi shqiptar të përmirësojë produktivitetin dhe të rrisë vlerën e shtuar përgjatë të gjithë zinxhirit prodhues. Ministri theksoi se Skema e Garancisë Sovrane duhet parë si një mundësi që përshpejton pikërisht këtë proces sa jetik aq edhe imediat.
Guvernatori Gent Sejko, nga ana e tij theksoi nevojën për adresimin e disa çështjeve operacionale, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe përthithjes së saj. Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet autoriteteve publike, sektorit bankar dhe institucioneve të tjera të përfshira, për të siguruar që Skema të vijojë të jetë në linjë me objektivat strategjikë të politikave financiare dhe të kontribuojë në një rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të kreditimit.
Nga ana e tij, Ministri i Bujqësisë Andis Salla, u shpreh se Skema e Garancisë ka filluar të shfaqë efektet e para, pas një periudhe ku fermerët kishin nevojë të njiheshin me të.
Sipas tij, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me agjencitë e saj të varësisë, do vazhdojnë të bashkëpunojnë me fermerët për informim dhe asistencë gjatë procesit të aplikimit.
Pjesëmarrësit u bënë thirrje bankave që të intensifikojnë përpjekjet për orientimin e fermerëve drejt mundësive të pashfrytëzuara të financimit dhe investimit në sektorin bujqësor. Në këtë kontekst, autoritetet publike bëjnë thirrje që bizneset dhe fermerët të orientohen drejt mundësive të pashfrytëzuara të financimit, duke përfituar nga programet dhe skemat ekzistuese, për të zhvilluar aktivitetet e tyre dhe për të kontribuuar në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.
Në Tiranë, 80% e banesave shiten 80 mijë-250 mijë euro/ Dinamika të reja në tregun imobiliar. Por, si ka nisur viti 2026?
Sipas studimit të Investropa, bazuar në të dhënat e mbledhura nga burime autoritative si Banka e Shqipërisë dhe INSTAT, çmimi mesatar i një shtëpie në Tiranë......
Vendimet e legalizimit tashmë online në e-Albania - ASHK: Procedurë e shpejtë drejt titullit të pronësisë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se vendimet për legalizimin e ndërtimeve informale do t’u dërgohen qytetarëve drejtpërdrejt në profilin e tyre në......
SHBA forcon lidhjet me Azerbajxhanin dhe Armeninë - Synimi, korridori i tranzitit “Rruga Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar”
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, nënshkroi një partneritet strategjik me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Baku gjatë një vizite historike......
Zero hua për çelje biznesi në 2025/ Bizneset mbështeten te overdrafti, 42% e kredisë shkon për likuiditet
Në vitin 2025, kreditimi për bizneset në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 296.2 miliardë lekë, nga 268.9 miliardë lekë një vit më......
IA rrëmben investitorët, shitja e obligacioneve 20 mld USD - Alphabet financon shpenzimet në inteligjencën artificiale
Kompania mëmë e Google- Alphabet, bëri me dije për publikun e gjerë se ka shitur obligacione me vlerë 20 miliardë dollarë në një ofertë me shtatë pjesë, duke......
“Të ulen urgjentisht çmimet e energjisë” - Apeli i kancelarit austriak për Komisionin Europian
“Udhëheqësit e BE-së duhet të përqendrohen urgjentisht në uljen e çmimeve të energjisë që po e dobësojnë industrinë”, tha kancelari i Austrisë përpara një......
Administrata Trump “godet” zbulimin shkencor - Ligji mbrojtës i mjeteve nga gazet serrë do të shfuqizohet pjesërisht
Agjencia Amerikane për mbrojtjen e mjedisit e njohur si EPA bëri me dije se administrata Trump ka vendosur të përmbysë një zbulim shkencor të kryer në epokën......
Parlamenti Europian mbështet euron digjitale - Përputhet me Këshillin për përdorim online dhe offline
Parlamenti Europian i dha mbështetjen e parë të madhe euros digjitale, duke qenë në linjë me qëndrimin negociues të Këshillit Europian për një monedhë......


