Shqipëria Postuar më 22 Janar 2026, 11:01

Garancia Rinore, mbi 3000 aplikime në 2025-ën/ AKPA: Përgjatë 2026-ës, programi do të pilotohet në nivel kombëtar

Nga Ernilda Luzi

Garancia Rinore, mbi 3000 aplikime në 2025-ën/ AKPA:

Në vitin 2025, programi Garancia Rinore ka ofruar mundësi të mëdha për të rinjtë në Shqipëri, duke i mbështetur ata në zhvillimin e karrierës dhe integrimin në tregun e punës. Ky program ka ndihmuar qindra të rinj në rajonet e Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, duke i orientuar ata drejt mundësive për formim profesional, punësim dhe trajnim. Gjatë vitit 2026, Garancia Rinore do të pilotohet në nivel Kombëtar.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përgjatë 2025- ës, janë regjistruar 3.175 aplikime, nga të cilat 2.252 të rinj janë konfirmuar si pjesëmarrës të skemës. Ndërkohë, prej këtyre 1.732 kanë pasur "dalje pozitive", duke përfituar mundësi për punësim, trajnime dhe mundësi zhvillimi.

Pjesëmarrësit kanë mundësi të përfitojnë nga një gamë e gjerë mundësish, të tilla si: 527 mundësi për formim profesional; 326 mundësi punësimi; 17 mundësi për arsimim, 29 mundësi për arsim të lartë; 416 mundësi punësimi; 256 mundësi për punë në komunitet; 69 mundësi për vetëpunësim; 53 mundësi për trajnim në kodim; 39 mundësi forcimi përmes punës.

Nga ana tjetër, demografia e të rinjve që përfitojnë nga skema e Garancisë Rinore është shumë e larmishme dhe përfshin individë me karakteristika të ndryshme demografike dhe sociale.

Në rajonet ku është aplikuar pilotimi, Shkodra ka një përqindje të pjesëarrësave prej 56%, Vlora ka 57%, dhe Tirana ka 54%. Grupi më i madh i të rinjve përfshin individët në moshën 19-24 vjeç (55%), pasuar nga ata në moshën 25-29 vjeç (30%), ndërsa 5% janë të rinj nga 16-18 vjeç. Shumica e tyre 64% kanë arsim të mesëm ose më të ulët, 42% kanë përfunduar arsimin e mesëm, ndërsa 36% kanë studiuar në universitet ose kanë një diplomë master.

Njëkohësisht, programi ka mbështetur grupe të veçanta, si: 93 individë me aftësi të kufizuara; 153 individë nga komunitetet rome dhe egjiptiane; 30 emigrantë të kthyer; 4 jetimë; 13 individë që përfitojnë pagesë papunësie; 232 individë që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Garancia Rinore është një mundësi për të rinjtë shqiptarë, duke u ofruar atyre mundësi për zhvillimin personal dhe profesional. Çdo individi që dëshiron të regjistrohet mund të aplikojë përmes shërbimit "Aplikim për Garancinë Rinore".

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat